Receta për Cheesecake

Cheesecake ose tortë djathi është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane por tashmë e njohur në gjithë botën. Ka shumë variante për të bërë cheesecake si psh. me çokollatë, me fruta të ndryshme por ne sot kemi sjellë këtë recetë klasike. Eshtë një recetë e thjeshtë që do të kënaqë të gjithë.

Receta për Cheesecake

Përbërësit

  • 200 gr biskota te thjeshta
  • 150 gr gjalpë
  • 500 gr djathë i butë Philadelphia
  • 100 gr pana e freskët
  • 100 gr sheqer
  • 2 vezë + 1 të verdhë veze
  • 1/2 lëngu limoni
  • 1 pako vanilje

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim bazën e cheesecake. Biskotat i shtypim fort të gjitha ose i grijmë me grirësin elektrik duke shtuar edhe gjalpin në të. Marrim një tavë të rrumbullakët me diametër rreth 22-24 cm dhe i vendosim letër furri. Hedhim në të biskotat me gjalpin. I shtypim mirë me lugë ose me dorë duke krijuar një bazë në gjithë tavën. Më pas e vendosim tavën në frigorifer përreth 30 minuta.
  • Përgatisim kremin sipër për cheesecake. Në një enë qelqi hedhim vezët, sheqerin, vaniljen dhe lëngun e limonit. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Më pas shtojmë edhe philadelphia dhe panën dhe vazhdojmë ti rrahim përsëri derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit.
  • Marrim bazën nga frigoriferi dhe i hedhim sipër kremin e përgatitur. Fusim tavën ta pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth një orë.

Notes

Përgatitja e Cheesecake

cheesecake-recipe-receta-gatimi-embelsira-d
Më pas e lemë cheesecake të ftohet dhe e zbukurojmë sipër me salsa të ndryshme sipas dëshirës, me luleshtrydhe, fruta pylli ose mund ta shijojmë kështu siç është.
cheesecake-recipe-receta-gatimi-embelsira-c

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

 

cheesecake-recipe-receta-gatimi-embelsira-b

cheesecake-recipe-receta-gatimi-embelsira-a

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mini Croissant me çokollatë

Këto mini croissant janë zgjidhja më ë shpejtë kur duam diçka të ëmbël. Të përgatitur më brumin sfoglia, recetë e ngjashme me brioche me nutella. Për këtë recetë mund të përdoret edhe brumi sfogliat i gatshëm nëse nuk e keni përgatitur më parë, recetën e gjeni tek kategoria recetat bazë.

Petë me nutela e banane

Ju ndodh që ndonjëherë ju shkon mendja për ëmbëlsirë dhe nuk dini se ç'të hani për momentin? Kjo recetë është një recetë e shpejtë. Mjafton një petë, pak nutela dhe një banane dhe do të keni një ëmbëlsirë që do të kënaqë shijet tuaja.