Pastiçe me djathë

Pastiçe me djathë është një pjatë shumë e shijshme dhe që pëlqehet si nga të vegjëlit dhe të mëdhenjtë. Kjo pjatë shërbehet si pjatë e vetme sepse në të kemi si vezë edhe djathin.Mund ta shoqërojmë me një sallatë të stinës ose perime në furrë o në zgarë. Pastiçon mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme.

Pastiçe me djathë

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr makarona të gjata spaghetti
  • 1 e 1/2 ml qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 400 gr djathë i bardhë lope
  • 100 gr djathë i grirë
  • 100 gr gjalpë
  • pak kripë
  • pak piper sipas dëshirës

Përgatitja

  • Për të përgatitur pastiço me djathë, si fillim marrim një tenxhere, e mbushim me ujë dhe e lemë të ziejë. Kur të ziejë uji i hedhim pak kripë, shtojmë makaronat dhe i lemë të ziejnë pak, rreth 5 minuta.
  • Ndërkohë në një enë qelqi thyejmë vezët dhe i rrahim. Shtojmë djathin e bardhë të shtypur. I trazojmë mirë.
  • Më pas shtojmë dhe qumështin e ftohtë.
  • Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në enën e qelqit. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit.
  • Marrim një tepsi dhe e lyejmë me gjalpë. Hedhim në të masën e përgatitur. E sheshojmë mirë. Sipër i hedhim copa gjalpi dhe djathë të grirë.
  • Vendosim tepsinë të piqet në furrë të nxehtë 220°C përreth 30 minuta. Më pas fikim furrën dhe e lemë pastiçon në furrë përreth 10 minuta.
  • Pastaj e nxjerrim tepsinë me pastiço me djathë, e lemë të ftohet pak, e presim pastiçen në copa dhe e shërbejmë

Receta për pastiço me mish ose pastiço me prime

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com

pastico-receta-gatimi-shqiptare-receta-te-shpejta-tradicionale-shqip-last
9 Shares
3 comments
  1. hahahhahahahhahahahahhahahahahhahahahhahahhyahahahahhahahahahhahahahhahahahahhahashbhahbahhahahahhahahahhahahahahhahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.