Pjata Unike
2 komente

Receta për byrek me gjizë

Receta-byrek-gjize-gatime-shqiptare-tradicionale-1

Receta-byrek-gjize-gatime-shqiptare-tradicionale-1

Byreku është një pjatë e shijshme dhe shumë e njohur në Shqipëri. Mund ta përgatisim byrekun në shumë mënyra. Ne sot e kemi mbushur me gjizë e vezë.


Përbërësit për Receta për byrek me gjizë


  • 300 gr miell

  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri

  • 200 ml ujë të vakët

  • pak kripë
  • Përbërësit për mbushjen

  • 250 gr gjizë lope

  • 2 vezë

  • 1 filxhan kafeje qumësht ose kos

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë

Përgatitja

Si fillim përgatisim brumin. Përziejmë miellin me vajin, kripën dhe ujin e vakët. Fillojmë e i përziejmë mirë. Nëse shohim që brumi është pak i ujshëm mund të shtojmë pak miell, ose në të kundërt nëse shohim që brumi është i ngurtë shtojmë pak ujë të vakët. Brumi duhet të jetë homogjen dhe i njëtrajtshëm.

Receta-byrek-gjize-gatime-shqiptare-tradicionale-3

Lemë brumin të qetësohet përreth 30 minuta në një enë qelqi të mbuluar me një pecetë. Më pas e ndajmë brumin në 10 copa ose topa të vegjël . Hapim petët me diametër rreth 10 cm. Pastaj vendosim pese petë mbi njëra tjetrën duke i lyer pak me vaj që të mos ngjiten. Fillojmë e i hapim petët sa madhësia e tepsisë. Përsërisim të njëjtën gjë me pesë petët e tjera.

Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe shtrojmë pesë petë poshtë. Në mes hedhim mbushjen ku në një enë qelqi kemi hedhur e përzier mirë gjizën, qumështin ose kosin, vajin ullirit e vezët. Hedhim mbushjen në mes, e shtrojmë mirë me lugë. Sipër shtojmë pesë petët e tjera. Duhet të kemi kujdes që ti përputhen mirë petët e sipërme me ato poshtë.

Fusim ta pjekim tepsinë në furrë të nxehtë 200°C përreth 30 minuta. Më pas e lemë të ftohet pak në furrë. Më pas e nxjerrim dhe e presim në copa. E shërbejmë byrekun të ngrohtë.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

Receta-byrek-gjize-gatime-shqiptare-tradicionale-2

2 Comments

  1. Hava says

    Me pelqeu shume kjo recete. sidomos, me beri pershtypje perberja e vajit te ullirit ne brumin.

Shkruani komentin tuaj - Komente