Receta për byrek me gjizë

Byreku është një pjatë e shijshme dhe shumë e njohur në Shqipëri. Mund ta përgatisim byrekun në shumë mënyra. Ne sot në kemi përgatitur byrek me gjize e vezë.

Receta për byrek me gjizë

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • 200 ml ujë të vakët
  • pak kripë
  • Përbërësit për mbushjen

  • 250 gr gjizë lope
  • 2 vezë
  • 1 filxhan kafeje qumësht ose kos
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim brumin. Përziejmë miellin me vajin, kripën dhe ujin e vakët. Fillojmë e i përziejmë mirë. Nëse shohim që brumi është pak i ujshëm mund të shtojmë pak miell, ose në të kundërt nëse shohim që brumi është i ngurtë shtojmë pak ujë të vakët. Brumi duhet të jetë homogjen dhe i njëtrajtshëm.
  • Lemë brumin të qetësohet përreth 30 minuta në një enë qelqi të mbuluar me një pecetë. Më pas e ndajmë brumin në 10 copa ose topa të vegjël . Hapim petët me diametër rreth 10 cm. Pastaj vendosim pese petë mbi njëra tjetrën duke i lyer pak me vaj që të mos ngjiten. Fillojmë e i hapim petët sa madhësia e tepsisë. Përsërisim të njëjtën gjë me pesë petët e tjera.
  • Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe shtrojmë pesë petë poshtë. Në mes hedhim mbushjen ku në një enë qelqi kemi hedhur e përzier mirë gjizën, qumështin ose kosin, vajin ullirit e vezët. Hedhim mbushjen në mes, e shtrojmë mirë me lugë. Sipër shtojmë pesë petët e tjera. Duhet të kemi kujdes që ti përputhen mirë petët e sipërme me ato poshtë.
  • Fusim ta pjekim tepsinë në furrë të nxehtë 200°C përreth 30 minuta. Më pas e lemë të ftohet pak në furrë. Më pas e nxjerrim dhe e presim në copa. E shërbejmë byrekun me gjize të ngrohtë.

Notes

Përgatitja - Byrek me Gjize

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

Receta-byrek-gjize-gatime-shqiptare-tradicionale-2

4 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.

Si të gatuajmë Sushi

Sushi është një pjatë tradicionale japoneze me oriz të përgatitur me uthull, me pak sheqer dhe kripë, që shoqërohet me një larmi përbërësish, të tilla si ushqime deti, shpesh të papërpunuara dhe perime.

Kungull tave në dy versione

Receta për kungull tavë është një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur këtë perime. Kjo recetë gatimi është një gatim tradicional që përdorej shumë nga gjyshet tona, të cilat i ruanin kungujt në vend të errët dhe pa lagështi dhe kështu kishin kunguj për gjatë gjithë dimrit.