Lakror misri (pispili) me lakra të egra

Lakror me miell misri e lakra të egra është një pjatë e shijshme dhe e shëndetshme. Në vend të lakrave mund të vendosim edhe spinaq ose hithra. Një copë lakrori e shoqëruar me një gotë kos të bardhë është një darkë e lehtë dhe e shijshme.

Lakror misri (pispili) me lakra të egra

Përbërësit

  • 1 e 1/2 kg lakra të egra
  • 1 gotë miell misri
  • 1/2 gote qumësht
  • 2-3 lugë gjelle me gjiz ose 100 gr djathë i bardhë
  • 20 gr gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak piper
  • 5-6 gjethe mëndërrz nenexhik
  • 2-3 qepë të njoma

Përgatitja

  • Lajmë lakrat mirë në ujë të bollshëm. Lajmë edhe qepët e njoma. Më pas i kullojmë.
  • Në një tenxhere të madhe, hedhim vaj ulliri. Grijmë hollë qepët e njoma dhe i kavërdisim pak. Më pas shtojmë lakrat e egra. Hedhim pak kripë dhe një filxhan ujë. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe lemë që të ziejnë me zjarr të ngadaltë derisa lakrat të jenë zbutur.
  • Heqim tenxheren nga zjarri dhe hedhim lakrat në një enë dhe i lemë të ftohen pak. Shtojmë gjizën ose djathin e copëtuar, gjethet e nenexhikut dhe pak piper. I trazojmë mirë bashkë.
  • Në një enë tjetër hedhim miellin e misrit dhe qumështin. I trazojmë mirë.
  • Lyejmë me pak gjalpë një tavë dhe hedhim në të më shumë se gjysmën e miellit të përgatitur me qumësht. E rregullojmë mirë me lugë në mënyrë që të mbulojë gjithë sipërfaqen e tavës. Shtojmë sipër edhe përgatitjen me lakra. I sheshojmë edhe këto të fundit. Sipër hedhim miellin që ka mbetur dhe pak gjalpë.
  • Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 30 minuta ose derisa të shohim që sipër është pjekur.
  • Më pas e lemë të ftohet dhe e presim në copa.
  • Servirim lakrorin me kos të freskët.

Notes

Përgatitja lakror misri

Ju bëftë mirë!

lakror-miell-misri-receta-gatimi-si-te-gatuajme-gjell-shqip-2

1 Shares
3 comments
  1. Duhet te jeni pak me te sakte te masat ,sepse nje gote uji mund te jete e vogel ose e madhe .E kuptoj qe ju I merrni te gatshe recetat dhe nuk I keni gatuar vete para se ta publikoni ,megjithate desha tju thoja qe masat nuk jane te sakta.

    1. Ne radhe te pare nuk mund te na gjykosh qe recetat nuk i gatuajme vete. Nuk ta lejoj ne asnje menyre spese ne jemi i vetmi sit qe recetat i pergatisim nje here e me pas i botojme. Mund ta shikosh ne fotot apo videot tona.
      Persa i perket mases me gote uji, ti mund te perdoresh nje gote uji qe ke normalisht ne shtepi dhe masa e miellit eshte nje gote me gjysem gote qumesht, cfaredo lloj gote te perdoresh. Zakonisht nje gote eshte 150 ml.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë,tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.