Petë me luleshtrydhe e çokollatë

Luleshtrydhe e çokollatë është një binom perfekt. Kjo është një ëmbëlsirë që do ti pëlqejë jo vetëm fëmijëve tuaj, por gjithë familjes.

Petë me luleshtrydhe e çokollatë

Përbërësit

  • 1 <a href="http://www.artigatimit.com/2012/04/pete-e-vecante-me-gjalpe/" title="Petë e veçantë me gjalpë Pasta Sfoglia">petë sfoglia(kliko këtu për të parë recetën)
  • 600 gr luleshtrydhe
  • 200 gr kos luleshtrydhe
  • 3-4 lugë sheqer kallami
  • 150 gr çokollatë
  • 1 vezë
  • pak kanellë

Përgatitja

  • Si fillim pastrojmë e lajmë mirë e me kujdes luleshtrydhet.
  • Në një enë hedhim kosin e luleshtrydhes, vezën dhe sheqerin.
  • I trazojmë mirë e më pas shtojmë 300 gr luleshtrydhe të prera në copa të vogla. I trazojmë me kujdes. Më pas shtojmë 100 gr çokollatë të copëtuar dhe pak kanellë. I përziejmë me kujdes.
  • Marrim petën e përgatitur më parë (Kliko këtu për përgatitjen). Vendosim petën në një tavë me letër furre. Me një pirua i bëjmë disa vryma petës, e më pas hedhim mbi të masën e përgatitur. E sheshojmë mirë me lugë.
  • Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 30 minuta.
  • Më pas e lemë të ftohet.
  • Ndërkohë shkrijmë çokollatën që mbeti në banjëmaria. Pasi torta është ftohur e zbukurojmë me luleshtrydhe të prera dhe çokollatë të shkrirë sipër. Shërbejmë ëmbëlsirën menjëherë.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

receta-gatimi-luleshtrydhe-torta-embelsira-nutella-cokollat-1

receta-gatimi-luleshtrydhe-torta-embelsira-nutella-cokollat-3

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta ëmbëlsirë e mbushur me krem

Kjo ëmbëlsirë e mbushur me krem është ideale për të festuar ditëlindje apo festa të tjera, ose thjeshtë një copë ëmbëlsirë pas darkës. Përgatitja e kësaj ëmbëlsirës mbushur me krem është shumë e thjeshtë dhe shtresa kryesore ngjan si një pandispanjë.

Reçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.