Petulla me kos

Petullat janë padyshim një festë për fëmijët dhe jo vetëm. Receta e petullava me kos është e thjeshtë dhe në pak kohë kemi një pjatë të shijshme për të gjithë.

Petulla me kos

Përbërësit

  • 500 g miell
  • 350 ml dhallë kos i holluar me ujë
  • 1 kokërr vezë
  • pak kripë
  • 1 lug gjelle raki
  • 5 gr maja birre
  • 1 filxhan vaj

Përgatitja

  • Shkrijmë majanë në një gotë me pak ujë të vakët.Në një enë qelqi hedhim miellin.
  • Shtojmë pak kripë te mielli. E përziejmë dhe hedhim vezën. Shtojmë ngadalë dhallën duke e përzier me kujdes.
  • Shtojmë edhe rakinë. E përziejmë përsëri. Në fund shtojmë edhe majanë e shkrirë. Trazojmë mirë gjithë përbërësit.
  • Brumi i petullave duhet të jetë pak më i qullët se brumi i picës ose byrekut.
  • Lemë brumin të vijë në enën të mbuluar me pecetë, derisa të dyfishohet volumi i tij. Më pas hedhim vajin në një tigan të madh. E nxehim vajin 170-180°C ( ose derisa të kaloni dorën mbi vaj ta ndieni nxehtësinë e tij).
  • Më pas lagim me pak ujë duart dhe marrim brumin pak e nga pak. Hapim brumin në formë petullash dhe e hedhim në tigan për skuqje.
  • I kthejmë me kujdes. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të kemi mbaruar gjithë brumin.
  • Petullat e përgatitura i vendosim në pjatë. I shtojmë sipër mjaltë e kanellë ose sheqer sipas dëshirës, por mund edhe ti shoqërojmë me djathë nëse ju pëlqen versioni i kripur.
  • I shërbejmë petullat e ngrohta.

Notes

Përgatitja e petullave

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-receta-gatimi-1

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-gatimi-4

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-gatimi-3

receta-petulla-kos-mjalt-embelsire-thjeshte-gatimi-6

18 Shares
16 comments
  1. Ju faleminderit per recetat qe na dergoni por kam nje sugjerim te
    vogel ( masat e materjaleve ti vini edhe ne luge kafe ose gjelle ) per arsye peshimi.
    Faleminderit per mirkuptimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për brumë sheqeri

Brumi i sheqerit ose 'fondant' është pjesa e sipërme me të cilën zbukurohen tortat ose 'cup cakes'. Veçantia e këtij brumi është që modelohet lehtë sepse ngjan me plastelinën, por kur thahet mban formën e dhënë. 'Fondant' s'është gjë tjetër veçse sheqer pluhur, ujë e glukoz sheqeri dhe për vetë përbërësit mund të ruhet për shumë kohë.

Waffle – Embëlsira belge

Waffle apo siç mund të njihen ndryshe me emrin gaufre, janë ëmbëlsira në formë petulla qe piqen në piastër të posaçme. Recetat e waffle janë të ndryshme në gjithë Evropën, ne kemi zgjedhur ato pak të ëmblat dhe një shijë delikate.