Vezë të kuqe për Pashkë

Në ditët e sotme gjejmë edhe vezë të zbukuruara me ngjyra të ndryshme ose të pikturuara.

Vezë të kuqe për Pashkë

Përbërësit

  • 20 vezë
  • 1 e 1/2 ujë
  • 2 lugë uthull
  • 1 pako ngjyrues ushqimor i kuq

Përgatitja

  • Vendosim të ziejnë vezët përreth 5 minuta. Duhet të kemi kujdes që vezët duhet të jenë në temperaturë ambienti që të mos çahen gjatë zierjes.
  • Më pas derdhim me kujdes ujin dhe nxjerrim vezët e ziera.
  • Ndërkohë në një tenxhere hedhim ujin dhe e vendosim të ngrohet pak, duhet të jetë i vakët rreth 30°C.
  • Shtojmë në të uthullën dhe ngjyruesin e kuq. I trazojmë mirë. Vendosim me kujdes vezët në masën e përgatitur. I lemë përreth 10 minuta.
  • Më pas i heqim dhe i vendosim në një pjatë që të kullojnë e thahen. Nëse dëshirojmë që vezët të shkëlqejnë, pasi janë tharë komplet, i fshijmë me një pecetë me vaj.
  • Vezët e kuqe janë gati. I vendosim në një shportë dhe ua shpërndajmë njerëzve tanë të dashur.

Gëzuar Pashkët të gjithëve nga Arti Gatimit!

veze-te-kuqe-receta-per-festa-pashke-ortodokse-kulac-6

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.

Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathra të ndryshëm e salçiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.