Djathë me domate e qepë të njoma

Djathi i skuqur me qepë të njoma e domate të freskëta, i shoqëruar me një copë buke të thekur është një antipastë ideale pë të hapur një drekë të shijshme. Kjo pjatë mund të shërbehet edhe si pjatë e dytë për të gjithë vegjetarianët. është një pjatë e thjeshtë që gatuhet në pak minuta.

Djathë me domate e qepë të njoma

Përbërësit

  • 300 gr djathë i bardhë dhie
  • 2 qepë të njoma
  • 1 domate e freskët
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle rigon
  • 1 thelpi hudhre
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Si fillim pastrojmë e lajmë qepët dhe domaten.
  • Hedhim në tigan vajin e ullirit dhe hudhrën e shtypur pak. Kur vaji të nxehet shtojmë qepët e prera hollë. I kavërdisim pak.
  • Ndërkohë presim domaten në copa të vogla duke i hequr farat e brendshme. Shtojmë domaten në tigan. Hedhim dhe pak kripë e piper. I lemë për pesë minuta të kavërdisen mirë e më pas shtojmë copën e djathit. Shtojmë edhe rigonin. E kthejmë djathin nga ana tjetër në mënyrë që të skuqet nga të dyja anët. Fikim zjarrin dhe mbulojmë tiganin me kapak. E lemë kështu për disa minuta.
  • Më pas vendosim djathin në pjata dhe e servirim të ngrohtë të shoqëruar me copa buke të thekur.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

receta-gatimi-antipaste-dasme-djath-gatime-shpejt-si-te-gatuaj-pjata

receta-gatimi-antipaste-dasme-djath-gatime-shpejt-si-te

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë Cezar me pulë

Mënyrat për të përgatitur sallatë cezar janë nga më të larmishmet. Kjo mund të përdoret si meze në dreka dhe darka familjare. Përgatiteni salcën për cesar disa orë më parë kështu shija është akoma më e fortë dhe sallata akoma më e shijshme.

Purè patate

Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.