Mish derri me mollë

Mishi i derrit i gatuar me mollë është një pjatë e veçantë. Pureja e mollëve i jep mishit një shije më të mirë. Me pak përbërës do të arrijmë të kemi një pjatë speciale që do të lërë të kënaqur të ftuarit.

Mish derri me mollë

Përbërësit

  • 1 kg mish derri
  • 1 qepë e vogël
  • 4 kokrra mollë
  • 1 degë rozmarine
  • pak piper
  • pak kripë
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 100 ml verë e bardhë

Përgatitja

  • Marrim mishin e derrit (duhet të jetë një copë e tuli e plotë), dhe e vendosim në një tenxhere presioni ku kemi hedhur vaj ulliri. E skuqim mirë nga të dyja anët. Më pas shtojmë dhe qepën e grirë hollë. E kavërdisim pak dhe pastaj e shuajmë me verë. E lemë me zjarr të fortë derisa të avullojë alkooli. Më pas shtojmë mollët e prera në copa të vogla.
  • Hedhim kripë, piper dhe rozmarinën e grirë hollë.
  • I trazojmë mirë e më pas shtojmë rreth 300 ml ujë ose brodo. Mbyllim tenxheren e presionit me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë. Pas 30 minutash heqim tenxheren nga zjarri, ( nëse nuk keni tenxhere presioni, mund ta gatuani edhe në tenxhere normale, por duhet të keni parasysh se koha e pjekjes së mishit do të jetë rreth 1 orë).
  • E lemë të ftohet pak, pastaj nxjerrim mishin dhe e presim në fileta. Mollët që janë në tenxhere i shtypim me lugë ose i grijmë me grirësin elektrik.
  • Vendosim mishin në pjatë dhe sipër i hedhim purenë e mollës. Servirim pjatën e ngrohtë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

receta-gatimi-mish-derri-molle-gatuaj-shqip-kuzhina-a

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.