Akullore shtëpie me çokollatë

Në këto ditë të nxehta ku ka më mirë se një kupë me akullore. Për më tepër na shijon nëse e kemi gatuar vetë. Të bësh vetë akulloren në shtëpi pa patur makinë akulloreje nuk është shumë e vështirë.

Akullore shtëpie me çokollatë

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 150 gr sheqer
  • 2 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 50 gr çokollatë të zezë
  • 50 gr çokokrem Nutella
  • 20 gr kakao pluhur
  • 3 vezë
  • pak aromë vanilje

Përgatitja

  • Si fillim duhet të gjejmë një enë inoksi për përgatitjen e akullores në mënyrë që të futet edhe në ngrirje në frigorifer.
  • Marrim vezët dhe ndajmë të verdhat nga të bardhat. Këto të fundit i hedhim në një enë me 2 lugë sheqer pluhur.
  • Të verdhat e vezëve i hedhim në një tenxhere ku shtojmë dhe sheqerin e kakaon pluhur. I trazojmë mirë dhe shtojmë ngadalë qumështin duke e trazuar në mënyrë që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë edhe aromën e vaniljes. Trazojmë mirë gjithë përbërësit.
  • Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë derisa të fillojë të marrë valë. Fikim zjarrin dhe lemë masën e përgatitur të qetësohet.
  • Ndërkohë shkrijmë në banjomaria çokollatën. Kur kjo të jetë shkrirë, shtojmë çokokremin (Nutella). I bashkojmë mirë dhe i hedhim në tenxheren ku kemi përgatitur më parë masën me kakao. I trazojmë mirë së bashku.
  • Të bardhat e vezëve të cilat i bashkuam me sheqerin pluhur fillojmë ti rrahim duke futur enën në fillim banjomaria përreth 1 minutë e më pas i rrahim normalisht.
  • Pasi i kemi rrahur, bashkojmë këto në tenxheren me masën e përgatitur më parë. I trazojmë mirë me ngadalë.
  • Masën e përgatitur e hedhim në enën e inoksit të ftohtë, të cilën e kemi futur paraprakisht në frigorifer.
  • Akullorja duhet të rrijë të paktën për 5 orë në ngrirje. Duhet të kujtohemi që çdo 45 minuta duhet të trazojmë akulloren në mënyrë që të thyejmë kristalet e akullit që krijohen në sipërfaqe.
  • Pasi ka kaluar kjo kohë, do të shohim që akullorja është gati për tu servirur. Hedhim akulloren nëpër kupa dhe e shërbejmë.

Notes

Duhet të themi që procesi është pak i gjatë sepse pasi e kemi vënë në ngrirje, duhet ta trazojmë akulloren çdo 45 minuta. Prandaj duhet të kemi shumë durim në përgatitjen e akullores. Pasi kanë kaluar 5-6 orë do të shohim që akullorja është gati dhe kur do ta shijojmë do ta kuptojmë që mundimi që kemi bërë në përgatitje ia vlen. Alternative, Akullore me Vanilje.
receta-akullore-shtepie-bere-vete-ice-cream-c

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

5 Shares
4 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Panna cotta

Panna cotta (pana kota) është një ëmbëlsirë me origjinë italiane (zona e Piemontes), që njihet kudo, jo vetëm në Itali, për thjeshtësinë e përgatitjes dhe shijen e saj të veçantë.

Biskota me miell misri

Biskota me miell misri shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Në këtë recetë kemi përdorur edhe miell orizi. Mielli i misrit është i pasur me përbërës të dobishëm për organizmin e njeriut, si dhe mielli i orizit.

Biskota çaji

Një alternative e Shëndetlisë, këto biskota çaji ishin shumë të pëlqyera. Përgatiteni këtë recete për biskota dhe do te ngeleni super te kënaqur.