Petulla Amerikane – Pancake

Pancake janë një tip petullash me origjinë amerikane. Këto petulla janë një si tip mini krep, por më të trasha dhe më të vogla që shërbehen për mëngjes, mbasdite ose brunch (mëngjes e drekë së bashku, e përdorur shumë në Amerikë).

Petulla Amerikane - Pancakes

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: Breakfast, Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 170kcal

Video

Përbërësit

  • 125 gr miell
  • 180 ml qumësht
  • 30 gr gjalpë
  • 1 kokërr vezë
  • 25 gr sheqer
  • 5 gr maja pluhur për ëmbëlsira
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur këto pancakes në një enë qelqi thyejmë vezët dhe i bashkojmë me sheqerin. I rrahim mirë e më pas shtojmë qumështin ngadalë, pak nga pak. I trazojmë mirë derisa të kemi një masë homogjene. Pasi kemi shkrirë gjalpin e bashkojmë me masën e përgatitur duke e trazuar mirë.
  • Në një enë tjetër hedhim miellin e situr, majanë dhe pak kripë. I përziejmë mirë së bashku.
  • Më pas i bashkojmë të dyja masat e përgatitura. I trazojmë mirë në mënyrë që të kemi një masë homogjene. Brumi për petulla amerikane është gati.
  • Marrim një tigan që nuk ngjit dhe e lyejmë me pak gjalpë me ndihmën e një pecete. E vendosim në zjarr të nxehet dhe më pas hedhim në mes të tij një garuzhde me masën e përgatitur. Zjarri s'duhet të jetë shumë i fortë. Kur në sipërfaqe të fillojnë disa bulëza, kthejmë petullën nga ana tjetër.
  • Duhet ti pjekim një e nga një të gjitha pancakes. Petullat amerikane sipër formon disa bulza, është kota ti kthejmë.
  • Kur të jenë pjekur të gjitha pancakes, i vendosim mbi njëra tjetrën dhe i hedhim sipër shurupin ose kremin që na pëlqen.

Zakonisht këto pancake shoqërohen me shurup panje por çdo njeri mund ti shoqërojë sipas shijes që i pëlqen, mund ti shoqërojë me reçelra të ndryshëm ose dhe me çokokrem. Alternative Petulla me kos!

petulla-amerikane-mjalt-receta-gatimi-pancake-gatuaj

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar 4 Korrikun Amerika!

petulla-amerikane-mjalt-receta-gatimi-pancake-shqip-food

2 Shares
7 comments
  1. Jam shum te mira falemideri per receta.
    Do te doja nje rece per torta ideale per muaj Ramazan ne mumdeni ju lutem.

  2. Jam shum te mira 😋😋🤤🤤.
    Do te doja nje rece per torta ideale per muaj Ramazan ne mumdeni ju lutem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Akullore me Vanilje

Periudha e verës është pikërisht stina më e mirë për të shijuar kënaqësinë e akullores. Shumë nga lexuesit e faqes tonë www.artigatimit. com na kanë kërkuar recetën e akullores. Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.

Petulla me banane

Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe dua të them që në familjen time këto petulla gatuhen shpesh.