Sallatë frutash

Sallatë frutash apo në disa vende kjo recetë merr dhe emrin macedonia. Tipike për stinën e verës ku një përzierje frutash dhuron shumë freski dhe relaksim. Duhet shumë pak kohë për ta përgatitur dhe mënyrat e shërbimit janë nga më të ndryshmet.

Sallatë frutash

Prep Time20 minutes
Resting1 hour
Total Time1 hour 20 minutes
Course: Salad
Cuisine: Mediterranean
Keyword: fruta
Sasia: 4 persona
Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 150 g luleshtrydhe
  • 2 kokrra kivi
  • 2 kokrra pjeshkë
  • 1 kokërr limon
  • 2 banane
  • gjysmë pjepri
  • gjysmë ananasi
  • 50 g sheqer

Përgatitja

  • Pasi kemi larë të gjitha frutat, i presim në copëza të vogla katrore. Fillojmë me luleshtrydhet, kivin, pjeshkat, pjeprin, ananasin dhe në fund bananen.
  • Pasi kjo e fundit ka tendence të nxihet. Llojet e frutave mund ti ndryshoni sipas dëshirës, por mos përdorni vetëm fruta të ëmbël. Por nëse e bëni sigurohuni që sheqeri të jetë i një sasie më të ulët.
  • Pasi ti kemi prerë të gjitha frutat, i hedhim në një enë qelqi dhe shtrydhim kokrrën e limonit sipër. Si hap i fundit na ngelet të shtojmë sheqerin dhe e trazojmë të gjithë së bashku.
  • Këshillohet që sallatën e frutave ta lini në një vend të freskët për të paktën 1 orë, kështu frutat zbuten dhe shkëmbejnë shijet.
  • Mund ta shërbeni ne një kupë qelqi të shoqëruar më akullore ose dhe kështu siç është.

Receta për krostate me fruta ose lëng frutash.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Gliko Shalqiri

Shalqiri është fruti që na shoqëron përgjatë stinës së verës. Përmban shumë vitamina e minerale dhe mund të themi që nuk mund të kalojmë verën pa shijuar këtë frutë. Zakonisht lëkurat e shalqirit i hedhim, por me to fare mirë mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të shijshme siç është glikoja.

Video Receta e Pandispanjës

Pandispanja është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë, si të rritur dhe fëmijë. Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me kremëra të ndryshëm në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.