Torta magjike me çokollatë

Ne kemi sjellë versionin me çokollatë, por ju mund ta përgatisni edhe me vanilje duke hequr kakaon e duke shtuar miellin në vend të saj.

Torta magjike me çokollatë

Përbërësit

  • 70 gr miell
  • 50 gr kakao pluhur
  • 150 gr sheqer
  • 130 gr gjalpë
  • 500 ml qumësht
  • 4 vezë
  • 1 lugë gjelle ujë të ftohtë
  • 1 lugë kafeje lëng limoni
  • pak kripë

Përgatitja

  • Si fillim shkrijmë gjalpin dhe e lemë të ftohet.
  • Ndërkohë marrim vezët (të cilat duhet të jenë në temperaturë ambienti), dhe ndajmë veç të verdhat nga të bardhat.
  • Të verdhat e vezëve i hedhim në një enë së bashku me sheqerin.
  • Fillojmë ti rrahim fort me frusta elektrike përreth 10 minuta, derisa të arrijmë një masë si shkumë.
  • Duke vazhduar ti rrahim, shtojmë një lugë ujë të ftohtë.
  • I trazojmë mirë dhe shtojmë pak kripë dhe gjalpin e shkrirë tashmë të ftohur. I përziejmë për disa minuta.
  • Ndërkohë bashkojmë miellin me kakaon pluhur dhe e sitim. Shtojmë përbërjen në masën e përgatitur me vezë.
  • Vazhdojmë ta trazojmë mirë që të mos krijohen kokrriza nga mielli.
  • Ngrohim qumështin dhe e shtojmë shumë ngadalë në masën e përgatitur. I trazojmë mirë derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit dhe të mos ketë kokrriza. Të bardhat e vezëve që i kemi hedhur në një enë qelqi, fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Shtojmë në të edhe pak lëng limoni dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të bëhen si shkumë e bardhë.
  • Bashkojmë të bardhat e vezëve me masën e përgatitur më parë. Duhet të kemi shumë kujdes kur ti trazojmë. Duhet ti përziejmë nga poshtë lart, me ngadalë. Do të kemi një përbërje të lëngshme.
  • Marrim një tavë katrore me përmasa 20x20cm dhe e mbulojmë me letër furri. Hedhim në të masën e përgatitur.
  • Vendosim tavën ne furrë të nxehtë 150C përreth 80 minuta, derisa sipërfaqja e tortës të marrë një ngjyrë të bukur të artë.
  • Pasi është pjekur, lemë të ftohet torta dhe më pas e fusim në frigorifer. E lemë përreth 2 orë në të e më pas e nxjerrim nga frigoriferi. E heqim me kujdes nga tava dhe e presim në katrorë ose rombe të vegjël.
  • Vendosim në pjata dhe e servirim.

Notes


receta-gatimi-torta-magjike-cokollate-recipe-desserts-f
receta-gatimi-torta-magjike-cokollate-recipe-desserts-g

Përgatitja e Tortës

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

receta-gatimi-torta-magjike-cokollate-recipe-desserts-d

receta-gatimi-torta-magjike-cokollate-recipe-desserts-e

0 Shares
5 comments
  1. per mua kakaon munde ta hedhesh dhe ne funde ne perzjerjen e fundit dhe munde te heqesh pak nga masa dhe me pase shton kakaon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme