Panna cotta

Ekzistojnë shumë variante për përgatitjen e panna cotta-s. Ne kemi zgjedhur versionin më të lehtë që mund ta gatuajnë edhe personat që janë në hapat e para në kuzhinë.

Panna cotta

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

Përgatitja

  • Si fillim vendosim xhelatinën e peshkut në ujë të ftohtë. E presim dhe e hedhim në enën me ujë.
  • Në një tenxhere hedhim panën, shtojmë sheqerin dhe pak vanilje dhe e vendosim në zjarr. (Nëse nuk ju pëlqen vanilja mund të vendosni një aromë tjetër, lëkurë portokalli ose limoni).
  • Lemë masën të nxehet, por jo të ziejë. Sapo shohim që fillon të marrë valë e heqim nga zjarri dhe shtojmë xhelatinën e peshkut të shtrydhur. E trazojmë mirë deri sa të tretet komplet xhelatina e peshkut.
  • Më pas e hedhim në kupa të vogla, për një person, të cilat më parë i kemi lagur me pak ujë të ftohtë në mënyrë që kur të ftohet të nxirret më lehtë. Vendosim ëmbëlsirën në frigorifer dhe e lemë përreth 6 orë.
  • Më pas marrim kupat dhe i kthejmë në nën pjatë.
  • Sipër panna cotta-s i hedhim reçel me fruta pylli ose çokollatë të shkrirë, ose karamel ose e shijojmë kështu siç është.

Ju bëftë mirë!

receta-embelsira-panna-cotta-pana-cota-kota-karamel

Shënim:

Kjo recetë përmban xhelatinë peshku (Italisht: colla di pesce, Anglisht: isinglass) që ndihmon në trashësinë e panës.
Për të shoqëruar këtë ëmbëlsirë mund të përgatisim karamel, çokollatë të shkrirë, marmalatë frutash ose gjithçka që na thotë fantazia.

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta Macarons me çokollatë

Macaron është një ëmbëlsirë me origjinë franceze. Kjo ëmbëlsirë është e përgatitur me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Mbushja e këtyre ëmbëlsirave mund të bëhet sipas dëshirës, me çokollatë, marmelatë, kremra të ndryshëm. Në recetën e mëposhtme ne kemi përgatitur versionin me çokollatë.

Reçel mollë dhe dardhë

Reçeli i mollës me dardhe është një shoqërim ideal i pjatancave me djathëra të ndryshëm. Kombinimi me xhinxher sjell një shije origjinale dhe ndjenje freskie. Frutat është mirë të jene të stinës që të kenë më shumë lëng.

Kulaç 5 lekësh

Kur sjellim ndërmend vitet e fëmijërisë (para shumë vitesh kuptohet), patjetër që do të kujtohemi edhe për ata kuleç të vegjël me atë ngjyrën e kuqe sipër. Kuleç 5 lekësh i thoshin nga anët tona, por janë thjesht biskota të lyera sipër me sheqer e ngjyrues.