Reçel Fiku

Sot po japim recetën per reçel fiku të cilin mund ta shijojmë edhe më vonë, kur në treg të mos e gjejmë më këtë frutë kaq të shijshëm.

Reçel Fiku

Përbërësit

  • 1 kg fiq
  • 800 gr sheqer
  • 200 ml ujë

Përgatitja

Përgatitja e reçelit

  • Në tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin. I çojmë në zjarr. I trazojmë deri sa sheqeri të tretet dhe pasi kemi parë që sheqeri është tretur plotësisht, hedhim fiqtë të cilët më parë janë pastruar dhe larë.
  • E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë për gati 40 min. Pastaj e heqim tenxheren nga zjarri dhe lemë të ftohet.
  • Mbas pesë orësh (ose ditën tjetër nëse nuk keni mundësi po atë ditë), e vendosim përsëri në zjarr tenxheren deri sa të shohim që masa brenda në tenxhere të mbulohet me flluska të ndritshme.
  • E heqim nga zjarri dhe e lemë në tenxhere derisa reçeli të ftohet afërsisht deri në temperaturën 80 gradë. E hedhim në vazo qelqi dhe e mbyllim menjëherë me kapak.
  • Ky reçel i përgatitur në këtë mënyrë rron në kushte normale deri në dy vjet.
recel-fiku-receta-marmelate-fiq-te-zi-embelsira-food-shqip

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!
recel-fiku-receta-marmelate-fiq-embelsira-food-shqip-alb

Shënim:
Reçeli mund të përgatitet në dy forma: fiq kokërr ose fiqtë të grirë dhe reçeli del si marmelatë.

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta e Pandispanjës

Pandispanja është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë, si të rritur dhe fëmijë. Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me kremëra të ndryshëm në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.

Reçel me Kajsi

Janë të shumta recetat për reçel në faqen e Arti Gatimit. Reçel me kajsi i shtohet kësaj liste. Për mëngjes kjo ëmbëlsirë do ju kapi ngarkesën e duhur për një ditë plot energji. Reçelin me kajsi mund ta përdorni edhe për përgatitjen e ëmbëlsira të ndryshe apo krostatave.