Receta për Xupa

Xupa është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendin tonë. Përgatitja është shumë e thjeshte dhe me përbërës që gjenden fare lehtë. Pasi të keni provuar version bazë, përdorni fantazinë për të shtuar përbërës të tjerë.

Receta për Xupa

Përbërësit

  • Për Pandespanjën

  • 40 gr sheqer
  • 50 gr miell
  • 2 kokrra vezë
  • pak shurup ose uje me sheqer
  • Për Kremin

  • 200 gr sheqer
  • 75 gr miell
  • 3 kokrra veze
  • 500 ml qumësht
  • 1 e bardhe e vezës
  • 100 gr reçel rrushi ose qershie
  • 100 gr arra te grira
  • 1 pako vanilje
  • pak kakao sipas dëshirës
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në fillim përgatisim pandispanjën duke rrahur vezët në një enë qelqi. Pasi masa të fryhet shtojmë sheqerin dhe e trazojmë derisa të shkrihet komplet. Mund të përdorim mikserin elektrik. Hedhim më pas miellin dhe vazhdojmë e trazojmë me ngadalë.
  • Në një tavë shtrojmë letër furri (ose lyejmë tavën me gjalpë). Marrim masën dhe e hedhim në tave që të formohet një shtresë e hollë. Nëse preferoni mund të formoni rrathë në dimensionin e kupave që keni. E pjekim në furrë derisa të marri ngjyrë sipër, temperatura 200°C.
  • Përgatitja e Kremit per Xupat

  • Rrahim vezët me sheqerin në një enë qelqi. Pasi të formohet një shkumë dhe sheqeri të tretet komplet shtojmë miellin. Pas kësaj shtojmë qumështin e ngrohtë. Masën e vëmë në zjarr dhe e trazojmë vazhdimisht.
  • Sapo masa të filloj të trashet, e heqim nga zjarri menjëherë. Hedhim vaniljen dhe e trazojmë.
  • Nëse dëshironi një pjesë të kremit mund ta përzieni me kakao.
  • Marrim gotat e Xupës dhe hedhim pak krem në fundin e saj. Më pas vendosim një shtresë pandispanjë të cilën e kemi lagur me shurup (ose pije Brandy). Hedhim sipër disa arra dhe pak reçel. Pas kësaj hedhim dhe një shtresë tjetër me krem. Mund të vazhdoni kështu deri lart në buzën e gotës.
  • Në një enë tjetër, rrahim të bardhën e vezës me pak kripë. E hedhim masë në një kaush kuzhine dhe e mbulojmë sipërfaqen e gotës.
  • Sipër i shtojmë dhe pak reçel dhe disa arra të grira. Xupat i vendosim në frigorifer disa orë përpara se ti shërbejmë.

Notes

Përgatitja e Pandispanjës

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

receta-gatimi-zupa-gatuaj-xupa-embelsira-shqiptare-a

receta-gatimi-zupa-gatuaj-xupa-embelsira-shqiptare-e

1 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Akullore me pana

Akullore me pana e përgatitur në shtëpi ka shumë avantazhe pozitive. Produktet mund ti zgjedhim cilësorë dhe mund të përgatitet pa shtuar konservantë ose ngjyrues ushqimorë.

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.