Sallatë me domate

Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët.

Sallatë me domate

Përbërësit

  • 4 domate më të shijshme janë ato zemërkau
  • 1 qepë ose 3 qepë të njoma
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri mundësisht bio
  • pak kripë

Përgatitja

  • Si fillim marrim domatet dhe i lajmë mirë. I thajmë me pecetë. Presim domatet në thela jo shumë të vogla duke pasur kujdes që ti heqim fundin. Marrim një enë qelqi dhe hedhim në të domatet e prera.
  • Qërojmë qepën dhe e lajmë. Presim edhe qepën në feta dhe e hedhim në enën me domate. Në një filxhan hedhim vaj ulliri dhe pak kripë. I trazojmë mirë së bashku dhe më pas i hedhim mbi domatet e qepët. I përziejmë me kujdes. Mbulojmë enën e sallatës me qese kuzhine dhe e lëmë në frigorifer përreth 15-20 minuta, kështu që shijet bashkohen mirë së bashku.
  • Më pas e nxjerrim nga frigoriferi dhe shërbejnë sallatën me domate e qepë. Kjo sallatë është ideale për të shoqëruar pjata me mish të pjekur ose peshk ose thjesht mund ta konsumojmë kështu siç është duke e shoqëruar me një copë buke të lyer me vajin e sallatës.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

receta-gatimi-sallata-garnitura-tradita-shqiptare-food-network

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like