Konkursi Gatimit
Shkruaj një koment

Fileto peshku tigani

konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi

konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi

Receta e dërguar nga Armand V. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.Fileto peshku tigani.

Përbërësit për Fileto peshku tigani


  • 600 gr fileto peshku

  • 30 gr kaperi

  • 2 thelpi hudhër

  • 1 qepë

  • 1 spec i kuq

  • 1 spec jeshil

  • 30 gr qepujka të vogla

  • 30 gr ullinj të zi

  • 200 gr domate të vogla

  • 1 tufë majdanoz

  • 1 filxhan çaji verë e bardhë

  • pak miell

Përgatitja

Grijmë qepën të imët. Copëtojmë hudhrat dhe i hedhim në tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë specat e grirë hollë bashkë me qepën e njomë dhe qepujkat. Lyejmë filetat e peshkut me miell dhe i kavërdisim me përbërësit e tjerë ( kaperi + ullinj). Shtojmë verën e bardhë, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë për 10-15 minuta. Kur të jetë drejt fundit të zierjes i shtojmë domatet të prera në kube dhe majdanoz. E hedhim në pjatë bashkë me masën që kemi në tigan. Përbri pjatës vendosim 3-4 feta buke të thekura. Shoqërohet me verë të bardhë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

Shkruani komentin tuaj - Komente