Patëllxhana të mbushur me feta djathi

Receta e dërguar nga Manjola H. Patëllxhana të mbushur me feta djathi është një pjatë e stinës me një shije delikate, pasi patëllxhani ka atë hidhërimin karakteristike dhe djathi e zbut këtë hidhërime dhe e kthen në një shije më delikate.

Patëllxhana të mbushur me feta djathi

Përbërësit

  • 4 patëllxhanë mesatar
  • 2 kunguj të vegjël
  • 2 kokrra qepe
  • 2 thelpinj hudhra
  • 3 kokrra domate
  • 300 gr mish
  • pak majdanoz
  • 1 karotë
  • pak kripë
  • pak piper
  • disa feta djathi

Përgatitja

  • Patëllxhanët i lajmë dhe u heqim brenda tulin që ti mbushim më pas. Duke i lënë rreth gjysmë ore në ujë me kripë për të hequr hidherimën.
  • Pastrojmë dhe kungujt duke u hequr tulin dhe i grijmë. Grijmë gjithashtu qepën dhe i bashkojmë me mishin dhe i kavardisim. Pastaj në mikser grijmë karotën dhe domatet dhe pak djathë të bardhë. Kavardisim kungujt dhe patëllxhanët e grirë dhe i hedhim domatet e grira, thelpinj e hudhrave dhe majdanozin.
  • I lëmë disa minuta deri sa të ziejnë, pastaj i mbushim patëllxhanët dhe kungujt dhe i vendosim në tavë. Përsipër i mbulojmë me feta djathi dhe e fusim në furë. I pjekim në temperaturë 180°C, duke i kthyer nga të dyja anët.

Notes

konkursi-gatimit-artigatimit-contest-recipe-receta-gatimi-p

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like