Konkursi Gatimit
Shkruaj një koment

Perime të pjekura në furrë me sallam

food-contest-arti-gatimit-receta-konkurs-dhurata-perime-2

food-contest-arti-gatimit-receta-konkurs-dhurata-perime-2

Receta e dërguar nga Moza F. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Perime të pjekura në furrë me sallam

Përbërësit për Perime të pjekura në furrë me sallam


  • 5 patëllxhanë

  • 10 speca të kuqe

  • 10 speca jeshile

  • 6-7 kunguj të vegjël të gjatë

  • 400 gr sallam derri

  • 1 tufë majdanoz

  • pak piper

  • pak kripë

  • pak vaj

Përgatitja

Pasi i kemi larë të gjitha, i presim në copa të vogla të rrumbullakëta. Presim gjithashtu edhe sallamin në feta të rrumbullakëta. I hedhim të gjitha në një tepsi. U shtojmë faj mjaftueshëm, kripë piper dhe rigon. I trazojmë të gjitha bashkë dhe i fusim në furrë të nxehtë dhe i pjekim për 40 minuta në 200 gradë. I trazojmë gjatë kohës së pjekjes që të marrin ngjyrë të gjitha.
Nëse keni edhe perime zarzavate të tjera mund t’i hidhni, dhe të hidhni sipas dëshirës suaj çfarëdo mase që keni në frigorifer.
Nëse dëshironi në fund, 5 minuta përpara se ti nxirrni mund t’u shtoni edhe djathë të bardhë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

Shkruani komentin tuaj - Komente