Tortë me arrë kokosi

Recete e tjeshte per Tortë me arrë kokosi. Receta eshte dërguar nga Egzona K.

Tortë me arrë kokosi

Përbërësit

  • 1 gotë qumësht
  • 2 +1/2 gota miell
  • 1 +1/2 gota sheqer
  • 1 gotë vaj
  • 80 gr arrë kokosi e grirë
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • 150 gr çokollatë

Përgatitja

  • Së pari përziejmë sheqerin me vaj pastaj shtojmë në enën ku është mielli majanë dhe i përziejmë bashkë.
  • Shtojmë në enë tek sheqeri pastaj qumështin, i përziejmë me tel kuzhine, pastaj vajin dhe arrën e kokosit dhe i përziejmë të gjitha.
  • Marrim tepsinë katrore, e lyejmë me pak vaj dhe miell dhe kthejmë brumin, e pjekim ne 200°C. Pasi të piqet, e shkrijmë çokollatën me pak qumësht dhe e lyejmë tortën me të.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like