Brioche të thjeshtë me Nutella

Mëngjesi është shumë i rëndësishëm për të përballuar ditën. E ku ka më mirë se sa një brioche i ngrohtë i sapodalë nga furra. Kjo recetë është shumë e thjeshtë, mjafton një petë sfoliat (edhe nga ato të gatshmet), dhe pak çokokrem dhe brioche është gati. Kjo është një ëmbëlsirë shumë e shpejtë dhe që bën të lumtur fëmijët.

Brioche të thjeshtë me Nutella

Përbërësit

  • 1 <a href="http://www.artigatimit.com/2012/04/pete-e-vecante-me-gjalpe/" title="Petë e veçantë me gjalpë Pasta Sfoglia">petë sfoliat ( Kliko për recetën)
  • 4-5 Lugë gjelle çokokrem Nutella
  • pak sheqer kallamsheqeri
  • pak sheqer pluhur

Përgatitja

  • Marrim petën dhe i hedhim pak sheqer sipër. Me anë të një peci ( okllahie), e shtypim nga sipër. E kthejmë petën nga ana tjetër, përmbys dhe e presim në tetë pjesë duke formuar trekëndësha.
  • Në çdo pjesë vendosim nga pak nutella (rreth 1 lugë kafeje). Mbyllim trekëndëshat duke filluar nga pjesa e jashtme drejt asaj të brendshmes.
  • Vendosim brioche në një tavë me letër furre poshtë. Vazhdojmë kështu për pjesët e tjera.
  • Fusim ta pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth 12-15 minuta, derisa të shohim që sipër ëmbëlsirat kanë marrë një ngjyrë të artë.
  • Më pas i lemë të ftohen pak dhe i vendosim në pjatë.
  • Sipas dëshirës mund ti hedhim pak sheqer pluhur në momentin kur i servirim.

Notes

Përgatitja e Brioche

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

brioche-nutella-receta-embelsira-gatime-arti-master-chef

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pufka (Meringa)

Meringat ose pufkat siç i njohim ne janë ëmbëlsira si shkumë të përgatitura me të bardhën e vezës. Për herë të parë këto ëmbëlsira i përgatiti një pastiçier zvicerian nga provinca e Meiringen, nga i cili vjen edhe emri i tyre (meringa).

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.