Receta për Fëmijë, Supa
4 komente

Supë orizi me mëlçi pule

receta-per-femije-supe-orizi-un-gatuaj-tryeza-melci

receta-per-femije-supe-orizi-un-gatuaj-tryeza-melci

Supa e orizit është një pjatë shumë e mirë që pëlqehet si nga të mëdhenjtë, por gjithashtu edhe nga fëmijët. Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Një pjatë që mund të gatuhet mirë edhe nga ata që janë në hapat e para në kuzhinë.

Përbërësit për Supë orizi me mëlçi pule


  • 150 gr oriz

  • 1,5 lt brodo (Kliko këtu për recetën) ose ujë

  • 2 lugë vaj ulliri

  • 1 qepë

  • 200 gr mëlçi pule

  • pak kripë

  • pak piper (sipas dëshirës)

Përgatitja

Fillojmë përgatitjen duke prerë mëlçitë në copa të vogla.
Në një tenxhere hedhim brodon ose ujë. Shtojmë në të orizin e larë, qepën e qëruar, të cilën e lemë të paprerë në mënyrë që të supa të marrë shijen e saj. Gjithashtu shtojmë edhe mëlçitë e prera, pak kripë dhe mbulojmë tenxheren me kapak. E lemë të ziejë me zjarr jo shumë të fortë.

receta-per-femije-supe-orizi-un-gatuaj-tryeza-melci-thjeshta

Në gjysmën e zierjes së orizit shtojini një gotë ujë të ftohtë, në këtë mënyrë do të trashet më mirë lëngu, (ky është një sekret i vogël nga nëna ime, e sa herë do të bëni supë orizi kijeni parasysh këtë sepse bëhet me të vërtetë shumë e mirë). Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë akoma.

Pasi është bërë gati, fikim zjarrin dhe e lemë akoma disa minuta të mbuluar me kapak.
Më pas hedhim supën në pjata. I hedhim sipër pak piper sipas dëshirës ose dhe pak lëng limoni.
Shërbejmë supën me mëlçi të ngrohtë.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

receta-per-femije-supe-orizi-un-gatuaj-tryeza-melci-pule-fresket

4 Comments

  1. Giulia says

    Pse lahet orizi?Ne Itali orizi ne te gjitha ricetat ,qe jane te shumta,nuk lahet.Jam shume curiose te lexoj pergjigjen flm.

      • Giulia says

        Lengu trashet edhe pa e lare orizin.Po te perdorni oriz italian s’ka nevoje ta lani,provoni dhe do ta shikoni.

        • Ama says

          Ashtu eshte ,,orizi Italian nuk lahet ,,po ku ta gjejme orizin italian se………….?!

Shkruani komentin tuaj - Komente