Supë orizi me mëlçi pule

Supa e orizit është një pjatë shumë e mirë që pëlqehet si nga të mëdhenjtë, por gjithashtu edhe nga fëmijët. Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Një pjatë që mund të gatuhet mirë edhe nga ata që janë në hapat e para në kuzhinë.

Supë orizi me mëlçi pule

Përbërësit

  • 150 gr oriz
  • 1,5 lt brodo Kliko këtu për recetën ose ujë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 200 gr mëlçi pule
  • pak kripë
  • pak piper sipas dëshirës

Përgatitja

  • Fillojmë përgatitjen duke prerë mëlçitë në copa të vogla.
  • Në një tenxhere hedhim brodon ose ujë. Shtojmë në të orizin e larë, qepën e qëruar, të cilën e lemë të paprerë në mënyrë që të supa të marrë shijen e saj. Gjithashtu shtojmë edhe mëlçitë e prera, pak kripë dhe mbulojmë tenxheren me kapak. E lemë të ziejë me zjarr jo shumë të fortë.
  • Në gjysmën e zierjes së orizit shtojini një gotë ujë të ftohtë, në këtë mënyrë do të trashet më mirë lëngu, (ky është një sekret i vogël nga nëna ime, e sa herë do të bëni supë orizi kijeni parasysh këtë sepse bëhet me të vërtetë shumë e mirë). Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë akoma.
  • Pasi është bërë gati, fikim zjarrin dhe e lemë akoma disa minuta të mbuluar me kapak.
  • Më pas hedhim supën në pjata. I hedhim sipër pak piper sipas dëshirës ose dhe pak lëng limoni.
  • Shërbejmë supën me mëlçi të ngrohtë.
Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

receta-per-femije-supe-orizi-un-gatuaj-tryeza-melci-pule-fresket

1 Shares
4 comments
  1. Pse lahet orizi?Ne Itali orizi ne te gjitha ricetat ,qe jane te shumta,nuk lahet.Jam shume curiose te lexoj pergjigjen flm.

      1. Lengu trashet edhe pa e lare orizin.Po te perdorni oriz italian s’ka nevoje ta lani,provoni dhe do ta shikoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Krem Kungulli dhe xhinxher

Supa krem kungulli është një pjatë vjeshte, shumë e mirë dhe e shëndetshme. Mjaftojnë pak përbërës dhe në pak minuta do të kemi gati një pjatë të parë vërtet të shijshme. Shija e ëmbël e kungullit lidhet shumë mirë me shijen karakteristike të xhinxherit. Kungullin mund ta përgatisim në shumë mënyra. Me të gatuajmë si receta të kripura ashtu edhe receta të ëmbla.

Supë me mish lepuri

Supa me mish lepuri është e lehtë dhe e shijshme. Mishi i lepurit rekomandohet të konsumohet jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Kohët e fundit në fshatrat e Shqipërisë, lepuri i butë ka filluar të shtohet për plotësimin e nevojave familjare.

Receta per Supe Franceze

Supa francese ose supa me qepë (soupe à l'oignon) është një pjatë shumë e njohur në Francë dhe jo vetëm. Kjo pjatë është tradicionale edhe për shumë vende të tjera pasi është një pjatë e varfër, me pak përbërës ku mbizotëron qepa.