Brinjë derri në furrë me patate

Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

Brinjë derri në furrë me patate

Përbërësit

  • 1 kg brinjë derri
  • 500 gr patate
  • 2 dega rozmarinë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 4-5 lugë vaj ulliri
  • pak kripë kokërrtrashë

Përgatitja

  • Fillojmë e qërojmë patatet. I lajmë dhe i presim në copa.
  • Marrim një tavë dhe hedhim mbi të pak kripë kokërr trashë. Sipër vendosim patatet e brinjët e derrit, ( të cilat duhet të jenë të prera). Shtypim pak thelpinjtë e hudhrës dhe i vëmë mbi to. Marrim rozmarinën dhe e shpërndajmë mbi patatet dhe mishin. I spërkasim me vaj ulliri. Tavën e fusim në furrë të nxehtë 220°C përreth 50-60 minuta duke i kthyer ndonjëherë.
  • Më pas hedhim mishin dhe patatet në pjata dhe i shërbejmë të ngrohta me pak piper të grirë sipër sipas dëshirës.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

receta_gatimi-furre-mish-patate-food-meat-artigatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gjellë me qofte

Qoftet janë shumë të përdorura në kuzhinën shqiptare. Një version ndryshe nga recetat klasike është receta gjellë me qofte. Një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.

Qofte me salcë

Qoftet mund të përgatiten në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne i kemi sjellë me salcë domate që i bën akoma më të shijshme. Këto qofte mund të serviren si pjatë e dytë ose mund ti përdorim si salcë për makarona.

Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.