French Macarons për Krishtlindje

Në fakt në këto momentet që nisa të shkruaj këtë recetë, kam marrë macarons e fundit! Më duhet ti ribëj pasi nuk arritën Krishtlindjet. Fantastik! Këtë version të French Macarons e kemi zgjedhur ti përshtatet festave të fund vitit. Nëse ju pëlqejnë ata me çokollatë lexoni recetën Macarons me çokollatë.

French Macarons për Krishtlindje

Përbërësit

  • Rreth 40 Macarons

  • 3 të bardha veze
  • 210 gr sheqer pluhur
  • 125 gr miell bajame
  • 30 gr sheqer
  • 1 maj lugë çaj ngjyrosës ushqimor i kuq
  • Për mbushjen

  • 150 çokollatë e bardhë
  • 50 ml pana ose 40 qumësht

Përgatitja

  • Një nga sekretet e macarons, qëndron tek të bardhat e vezëve. Ato duhet të ndahen nga e verdha disa ditë më parë dhe të ruhen në frigorifer. Për një rezultat të kënaqshëm këshillohet që vezët të jenë ndarë të paktën para një dite.
  • Përgatitja e French Macarons

  • Si fillim nxjerrim të bardhat e vezëve nga frigoriferi që të kapin temperaturën e ambientit. Marrin sheqerin pluhur dhe miellin e bajameve dhe i hedhim në një mikser elektrik (food processor). Fillojmë i përziejmë së bashku për rreth 5 minuta. Hedhim më pas dhe ngjyroses ushqimor të kuq. I përziejmë së bashku dhe për pak kohë.
  • Përzierjen e hedhim në një letër kuzhine duke e hapur që të thahet.
  • Rrahja e vezëve

  • Në një enë qelqi apo inoksi, hedhim të bardhat vezëve dhe fillojmë ti rrahim në shpejtësi mesatare (nëse përdorim rrahësin elektrik). Pasi ka filluar të bëhet pak shkumë, hedhim gjysmën e sheqerit dhe vazhdojmë me rrahjen. Pak pak hedhim dhe gjysmën tjetër te sheqerit dhe duhet ti rrahim derisa ne momentin kur ngremë rrahësin, veza duhet te qëndroj solide dhe jo te përkulet. Ne këtë pike vezët janë gati.
  • Përfundimi Macarons

  • Hedhim gjysmën e miellit me sheqerin pluhur tek të bardhat e vezëve dhe i trazojmë me avash nga poshtë lartë. Hedhim dhe gjysmën tjetër të masës dhe i trazojmë derisa të formohet një krem homogjen.
  • E transferojmë tek xhepi pastiçier, dhe në një tave ku kemi shtruar letër kuzhine, fillojmë bëjmë disa disqe të rrumbullaket. Duhet të bëjmë kujdes mos ti rendisim shumë afër.
  • Pasi ta kemi mbushur tavën me brumin e macarosn, duhet ta përplasim me kujdes në tavolinë. Kështu bëjmë te mundur nxjerrjen e ajrit dhe rregullimin e formave.
  • Tani macarons janë gati për tu tharë. Vendoseni tavën në një ambient të freskët për 20-40 minuta. Macarons janë gati për tu pjekur nëse prekni brumin dhe nuk ju ngjitet.
  • Pjekja e Macarons

  • Ndezim furin në 150 gradë C. Vendosim tavën për tu pjekur ne furin e nxehte për 15-18 minuta. Varet nga lloji i furit. Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme, nxirreni tavën dhe i lini të ftohen. Mos provoni ti hiqni nga tava pasi do të prishen.
  • Përgatitja finale e Macarons

  • Ne banjë-maria, shkrijmë çokollatën me panën. Hedhim kremin e përftuar ne një xhep pastiçeri dhe marrim macarons e ftohur tashmë.
  • I kthejmë me kokë poshtë dhe i hedhim krem. Marrim një tjetër dhe i bashkojmë së bashku. Kështu vazhdojmë dhe me të gjithë Macarons.
  • Pasi të kemi përfunduar, këshillohet Macarons të pushojnë një natë në frigorifer në një vazo qelqi.
  • Na shkruani për çdo problem apo pyetje rreth përgatitjes së macarons. Nëse ju pëlqejnë provoni dhe Macarons me çokollatë.

Notes

Të bardhat e vezëve!

Ju beftë mirë dhe Gëzuar nga ArtiGatimit.com!

receta-french-macarons-franceze-artigatimit-embesira-h

0 Shares
12 comments
  1. Un jetoj ne kosove dhe nuk kam pare asnjehere miell bajamesh a ka ndonje emer te veqante ose a ka diqka si zavendesim prsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Trilece

Trilece është një ëmbëlsirë shumë e mirë sidomos për fëmijët. KJo lloj ëmbëlsire është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe thuhet që origjinën e ka pikërisht atje, nga merr edhe emrin 'tres leches', ( dmth. tre lloj qumështi). Trilece është një pandispanjë e lagur me qumësht dhe me karamel