Receta për Bakllava Turke

Bakllavaja është ëmbëlsira që nuk mungon në tavolinat tona në festat e fundvitit. Kjo recetë që ne japim këtu është ajo per bakllava turke që është më e lehtë se ajo klasikja (Receta per Bakllava shqiptare). Duhet pak durim për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire, por mundimi ia vlen kur kënaqim familjarët tanë.

Receta për Bakllava Turke

Prep Time40 minutes
Cook Time2 hours
Total Time2 hours 40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 12 persona
Kalori: 412kcal

Video

Përbërësit

  • 700 gr miell
  • 200 ml vaj misri
  • 70 ml qumësht
  • 70 ml kos
  • 2 të verdha veze
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 600 gr gjalpë i shkrirë
  • 500 gr arra të qëruara e të grira për mbushjen
  • pak niseshte për të lyer petët

Përbërësit për sherbetin

  • 1.2 l ujë
  • 1.8 kg sheqer
  • pak vanilje sipas dëshirës
  • karafil

Përgatitja

Petët për bakllava

  • Sitet mielli dhe hapet në formë rrethore. Hidhen të gjithë përbërit brenda përveç gjalpit. Përzihet  masa me dorë  duke marrë pak nga pak miell, derisa të laget e gjithë masa e miellit.
  • Ngjishet brumi si brumë byreku  dhe mbështillet me qeskë kuzhine dhe lihet për një orë të pushojë. Më pas merret brumi dhe ndahet në tetë  pjesë.
  • Çdo pjesë ndahet në 10 toptha të vegjël. Merren 10 të parët dhe hapen me diametër  rreth 20 cm duke i spërkatur vetëm njëherë me niseshte. Pasi  janë hapur të 10 petët e para me diametër 20 cm, vendosen njëra mbi tjetrën. Bëhet një kryq me pec (okllahi) mbi petët duke i shtrënguar që të mos lëvizin.

Përgatitja Bakllava

  • I hapim petët njëherësh me pec (okllahi) sa diametri i tepsisë që kemi. I shtrojmë në tepsi. Hedhim shtresën e parë të arrave.
  • Kështu vazhdojmë edhe me pjesët e tjera të brumit. Mbasi kemi hedhur dhe shtresën e fundit të petëve, e presim bakllavanë me kujdes në formë rombi dhe sipër  hidhet  gjalpi i shkrirë i nxehtë.

Pjekja

  • Fusim bakllavanë turke të piqet ne furrë të nxehtë.
  • Piqet për 2 orë në temperaturën 140°C dhe 10 minuta në 200°C, (koha e pjekjes varet edhe nga lloji i sobës). Duhet të shohim që bakllavaja sipër të ketë marrë një ngjyrë të bukur. Pasi është pjekur, nxjerrim bakllavanë dhe e lemë të ftohet.
  • Sherbeti për bakllava turke hidhet 24 orë pas pjekjes.

Përgatitja e sherbetit të Bakllavasë

  • Pasi vlon uji, hidhet 1.8 kg sheqer, vanilje, karafil sipas dëshirës. Pasi vlon për 5 minuta, e heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet pak dhe e hedhim sipër bakllavasë.
  • Lemë bakllavanë turke të ftohet komplet dhe e shërbejmë në copa.

Receta për bakllava Shqiptare, bakllava me fistike dhe bakllava e shpejte.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Festat nga ArtiGatimit!

Receta Bakllava Turke Shqip-artigatimit-dessert Embelsira Shqiptare-tradicionale
7 Shares
5 comments
  1. Faleminderit per receten, por cili eshte celesi per t’i hapur petet me lehtesi:) e provova receten por hapja e peteve pasi I Bashkon ishte shume e veshtire pasi ngjiste PETA ne pets.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torta zebër me çokollatë

Kjo tortë është një ëmbëlsirë shume e mirë, e lehtë, e butë dhe e shpejtë, gatuhet me pak përbërës. Kjo ëmbëlsirë është e veçantë dhe e bukur në prerje se ngjan me zebrën dyngjyrëshe. Të gjithë do të zbaviten dhe do të kënaqen me këtë tortë.

Receta për Sultjash

E kush nuk e kujton këtë ëmbëlsirë dhe nuk e lidh me fëmijërinë. Sa e sa herë e kanë përgatitur për ne nënat tona. Mjafton pak përbërës dhe kemi një ëmbëlsirë të shijshme e të shëndetshme.

Ëmbëlsira për karnavale – Chiacchiere

Kjo recetë ëmbëlsira për karnevale është një nder ëmbëlsirat më të njohurat në Itali në periudhën e festës. Bëhet fjalë për një recetë shumë të thjeshtë ku përbërësit kryesor janë mielli dhe veza. Pas skuqjes mjafton pak sheqer pluhur dhe shërbe