Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime). Ato shërbeheshin në datën 2 Shkurt dhe kur hapej në piastër, zakonisht shprehej një dëshirë. Duke lëne mbrapa historinë le të shikojmë recetën e tyre.

Baza e përgatitjes së llojeve të krevape është pothuajse e njëjtë. Ja se çfarë na duhet për të përgatitur krepa të shijshëm tamam si receta origjinale.

Baza për Krepa

Prep Time10 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time25 minutes
Course: Dessert, Snack
Cuisine: French
Keyword: embelsire
Sasia: 12 copë
Kalori: 60kcal

Video

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 250 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi, hedhim miellin dhe pak kripë. I trazojmë dhe shtojmë me ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht që mos të krijohen kokrra. Mund të përdorim edhe rrahësin elektrik. Shtojmë edhe vezët e rrahura më parë me një pirun. Vazhdojmë ta rrahim mirë masën.
  • Shkrijmë gjalpin në banjëmaria ose në mikrovalë dhe e bashkojmë te masa e përgatitur, ( duhet të kemi kujdes që gjalpi të mos jetë i nxehtë). Trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene.
  • Ndërkohë nxehim tiganin e krepëve, ( nëse nuk keni mund të përdorni edhe një tigan normal duke e lyer me pak gjalpë rreth e qark, mjafton që të jetë nga ata që nuk ngjisin poshtë).
  • Hedhim mbi tigan, në qendrën e tij,një garuzhde me masën e përgatitur. E hapim mirë duke përthyer tiganin ose nëse keni mund të përdorni mjetin që hap krepin, i cili është prej druri e ka një formë T.
  • E lemë të piqet krepi përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër që të piqet edhe këtej. E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur.
  • Pasi janë pjekur, mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës. Krep të ëmbël si në rastin me Nutella, çokollatë apo dhe të kripur me proshutë, djathë etj.

Gjithashtu mund të lexoni recetën për krep me perime, receta per krep të mbushur me reçel ose krepa integral.

Ju bëftë mirë!

receta-baze-franceze-krep-nutella-djathe-kripur-gatime
18 Shares
24 comments
  1. Pershendetje Dhe urime:-) Sa here qe skuqim krepat shtojme gjalpin ne tigan apo vetem si fillim per peten e pare?Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, x dhe x. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.

Receta Panettone në Shqip

Panettone është një ëmbëlsirë që përgatitet për Krishtlindje, më zanafillën në qytetin e Milanos, pastaj përhapur në të gjithë Italinë. Panaton apo panatton ka një bazë cilindrike dhe sipër një kupole. Në brendësi mbushet me rrush të thatë dhe fruta kandit.