Receta per supa
Komente nga Fb - 2 komente

Supë krem me brokoli

Përgatitja: 10 - Pjekja: 30 - Sasia: 4 Persona

Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.



Përbërësit për Supë krem me brokoli


  • 500 gr brokoli

  • 1 qepë e bardhë ose 1 të bardhë preshi

  • 2 patate

  • 2-3 lugë vaj ulliri

  • pak kripë

  • pak piper të bardhë

  • 1 degë rozmarinë

  • 1 degë trumzë

  • feta buke të thekur (për ta shoqëruar supën)

  • djathë të butë (për shoqërim)

Përgatitja

Si fillim lajmë mirë brokolit dhe i ndajmë degëzat.
Qërojmë e lajmë edhe qepën ose preshin dhe e grijmë në copa të vogla. E hedhim në një tenxhere ku kemi shtuar vaj ulliri. E kavërdisim pak e më pas shtojmë patatet e brokolit.I trazojmë mirë. Shtojmë ujë ose brodo vegjetale ( rreth 700 ml) derisa të mbulohen perimet. I hedhim pak kripë dhe pak rozmarinë të grirë hollë. E lemë të ziejë përreth 30 minuta me zjarr të ulët duke e mbuluar tenxheren me kapak.

receta-gatimi-supe-perime-ushqime-dieta-shqip

Më pas me anë të një mikseri elektrik i grijmë direkt në tenxhere perimet duke e bërë masën si krem. Shtojmë pak trumzë sipër kremit dhe e trazojmë. Ndërkohë thekim pak bukë dhe e presim në copa kubike të vogla. Hedhim supën krem me brokoli në pjata dhe e servirim të ngrohtë me copa buke të thekur sipër e me pak vaj ulliri.

Sipas dëshirës mund të vendosni edhe nga një lugë djathë të butë për shoqërim. E shijojmë supën krem me brokoli menjëherë.

Ju bëftë mirë!

2 Comments

  1. klea says

    supa eshte vertet e mir .
    a mund te me tregoni nje embelsire qe shoqerohet me te.?
    flm

  2. emilja says

    po me leshon goja leng sa e mir bravo ju lumshit duart

Shkruani komentin tuaj - Komente