Ëmbëlsirë Krokante me susam

Kjo embelsire me susam e përgatitur në shtëpi është shumë herë më e mirë dhe e shijshme se ato që gjejmë në tavolinat e pazarit a supermarketit. Me një përgatitje shumë e thjeshtë, do të kemi një ëmbëlsirë të mirë.Mjaftojnë dy përbërës dhe disa minuta kohë dhe do të kemi gati krokanten.

Ëmbëlsirë Krokante me susam

Përbërësit

  • 200 gr fara susami
  • 200 gr sheqer i zi

Përgatitja

  • Në një tenxhere me fund të trashë hedhim sheqerin dhe e shkrijmë ngadalë në zjarr të ulët.
  • Kur sheqeri ka shkrirë dhe është bërë si shurup hedhim në të me kujdes susamin. I trazojmë ngadalë dhe i lemë në zjarr të ulët përreth 10 minuta.
  • Masën e përgatitur e hedhim mbi një letër kuzhine, vendosim edhe sipër saj një tjetër letër kuzhine dhe me ndihmën e një okllahi/peci e hapim masën (me kujdes se mos digjemi) si petë me një trashësi rreth 3 mm.
  • Më pas heqim letrën sipër dhe me majën e një thike e presim në copa në formë drejtkëndëshi, por pa i lëvizur nga letra. I lemë të ftohen komplet dhe më pas i marrim dhe i shërbejmë.
  • Ëmbëlsirën krokante me susam mund ta ruajmë për disa ditë në një kuti të mbyllur me kapak.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

embelsire-krokante-gatime-shqip-artigatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.

Kos me fruta

Kos me fruta mund të shërbehet si mëngjes, si ëmbëlsirë pas buke i shoqëruar me fruta të freskëta ose pasdite. Mund të përgatitet me çdo frutë që mund t'iu gjendet në shtëpi.