Peshk Salmon në furrë me erëza

Receta e mëposhtme është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme. Salmoni është një peshk i pasur me omega3 që ndihmon në uljen e kolesterolit. Në këtë recetë e kemi sjellë salmonin të gatuar në furrë me erëza të ndryshme e pak galetë. Kjo pjatë është ideale e shoqëruar me një gotë verë të bardhë të ftohtë.

Peshk Salmon në furrë me erëza

Përbërësit

  • 6 copa salmoni
  • 1 fetë buke më mirë bukë e ditës së shkuar ose 100 gr galetë
  • 1 degë rozmarine
  • 200 gr majdanoz
  • 4-5 gjethe sherebelë
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 lugë kafeje rigon i thatë
  • disa gjethe borziloku
  • pak kripë
  • pak piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim pastrojmë peshkun nga halat e dukshme. Vendosim salmonin në një tavë me letër kuzhine. Marrim të gjitha erëzat dhe i grijmë me grirësin elektrik, ( do të ishte ideale nëse do të griheshin me thikë,por nëse nuk keni kohë e durim perdorni grirësin elektrik.) Shtojmë në grirësin elektrik edhe copën e bukës ose galetën në mënyrë që të bashkohen mirë të gjithë përbërësit.
  • Hedhim masën e përgatitur me erëzat e galetën në një enë e shtojmë në të pak kripë e pak piper. I trazojmë mirë.
  • Me anë të një peneli lyejmë me pak vaj copat e salmonit dhe më pas i lyejmë me masën e përgatitur.
  • Vendosim tavën në furrë të piqet në 180-200 °C përreth 20 minuta. Kur të shohim një sipërfaqja ka krijuar një kore të bukur të artë e heqim tavën nga furra. Shërbejmë salmonin të ngrohtë duke e shoqëruar me perime të stinës ose me patate furre.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

salmon-ushqime-kolesterol

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë me peshk

Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.

Tavë me kallamar mbushur

Kallamar mbushur është një pjatë e dytë që mund të përgatitet në çdo stinë. Ajo që e bënë të veçantë këtë pjatë janë vlerat e pazëvendësueshme ushqimore, thjeshtësia e përgatitjes dhe shija

Midhje të skuqura

Midhje janë vërtet të shijshme dhe interesante në formë. Mishi i tyre ndodhet brenda një guaske me dy kapakë. Këto produkte kanë vlera të mëdha ushqimore dhe sidomos në zhvillimin normal të trurit.