Role me kanellë – Cinnamon Rolls

Roletë me kanellë janë ëmbëlsira shumë të mira për mëngjes apo pasdite të shoqëruar me një kafe a qumësht. Këto ëmbëlsira janë shumë të njohura në Evropën e Veriut dhe Amerikë dhe thuhet që origjinën e kanë nga Suedia. Siç e thotë dhe vetë emri këto ëmbëlsira janë të përgatitura me një bazë brumi ku mbizotëron aroma e shija e kanellës.

Këto ëmbëlsira në formë role (të njohura me emrin 'innamom rolls nga anglishtja) janë shumë të shijshme për të filluar mbarë ditën.

Role me kanellë – Cinnamon Rolls

Prep Time20 minutes
Cook Time25 minutes
Total Time45 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Indian
Keyword: embelsire
Sasia: 10 persona
Kalori: 290kcal

Përbërësit

Përbërësit për brumin:

  • 200 gr miell 00
  • 200 gr miell manitoba miell i fortë
  • 150 ml qumësht
  • 50 gr gjalpë
  • 50 gr sheqer
  • 10 gr maja birre
  • 1 kokerr vezë
  • 1 të verdhë veze
  • 5 gr kripë

Përbërësit për mbushjen:

  • 5 luge gjelle sheqer panxhari
  • 3 luge gjelle kanelle
  • 30 gr gjalpë i shkrire

Për sipër duhen:

  • 3 luge gjelle sheqer pluhur
  • pak ujë

Përgatitja

  • Si fillim për role me kanellë shkrijmë majanë në qumësht, e me pas bashkojmë gjysmën e miellit dhe e përziejmë. (Nëse keni një robot ose planetaria mund ta përgatisni aty direkt dhe përbërësit i shtoni sipas radhës). Me pas hedhim një të verdhë veze dhe gjysmën e sheqerit. I përziejmë përsëri.
  • Shtojmë vezën tjetër dhe pjesën e ngelur te sheqerit, kripën dhe gjalpin e zbutur. Vazhdojmë ta përziejmë mirë dhe në fund shtojmë ngadalë edhe pjesën tjetër te miellit. Bëjmë mirë brumin derisa të arrijmë një masë homogjene.
    Masën e formuar e leme te pushoje në një enë qelqi te mbuluar me qeskë kuzhine derisa te dyfishohet.
  • Më pas marrim brumin dhe e hapim ne formën e një drejtkëndëshi me trashësi nga 5mm ne 8 mm.Me anë të një furçe shtrojmë sipër petës gjalpin e shkrirë.
  • Me pas bashkojmë në një enë sheqerin e trashë me kanellën dhe e përhapim sipër petës.
  • Në këtë mënyrë na ngelet veç ta mbledhim role petën e përgatitur duke bere kujdes që te mos dalë mbushja.
  • Me pas presim roletë me kujdes në feta te holla dhe i sistemojmë në një tave me letër furre. Mbulojmë tepsinë me një qese kuzhine dhe i leme që brumi të fryhet. Duhet rreth një orë.
  • Pas kësaj marrim tavën dhe e fusim në furrë të nxehtë 180°C përreth 20-25 minuta.
  • Nxjerrim taven me role me kanellë nga furra, i lemë të ftohen pak e më pas i shërbejmë duke i hedhur sipër pak sheqer pluhur të përzier me ujë në formë kremi.

Shënim: Miell manitoba është një lloj mielli me fortësi të lartë. Ideal për brumëra që duan kohë fryrje të gjatë. Tek paketimi duhet të shikoni koeficientin W i cili duhet të jetë mbi 350.

Lexoni Recetat për cheesacake, pancakes ose borwnies.

Ju bëftë mirë!

Recipe in English

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.

Bajadera

Receta bajadera na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tone. Bajadera siç i thonë në zonën e Kosovës, janë biskota të përziera me arra e çokollatë