Tortë me çokokrem e gjizë

Kjo ëmbëlsirë është një krostatë e mbushur me nutella e gjizë. Shija e kësaj torte është fantastike dhe jam e sigurt që do t'ju pëlqejë edhe fëmijëve.

Tortë me çokokrem e gjizë

Përbërësit

  • Përbërësit për brumin

  • 250 gr miell
  • 2 të verdha veze
  • 125 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • Përbërësit për mbushjen

  • 300 gr gjizë pa kripë
  • 1 lugë sheqer
  • 200 gr çokokrem/nutella

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim brumin.
  • Shiko këtu përgatitjen e brumit me masën e përbërësve të mësipërm.
  • Pasi e kemi përgatitur brumin dhe e kemi lënë në frigorifer të pushojë për disa minuta. Më pas e marrim dhe e hapim petë ( mos të harrojmë se duhet të lemë disa rripa për pjesën sipër), dhe e vendosim në një tavë me diametër rreth 26 cm të cilën e kemi lyer më parë me pak gjalpë dhe e kemi spërkatur me pak miell.
  • Me një pirua e shpojmë petën nga sipër dhe i shtrojmë një shtresë nutella. Sipër i shtrojmë shtresën me gjizë të cilën e kemi përzier me parë me sheqerin. E nivelojmë mirë shtresën dhe e mbulojmë me rripa brumi sipas fantazisë dhe dëshirës.
  • Vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 25-35 minuta.
  • Më pas e nxjerrim nga furra dhe e lemë të ftohet përpara se ta presim e ta shërbejmë. Sipas dëshirës shtoni dhe pak sheqer pluhur sipër.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

embelsire torte me nutella

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.