Tortë e thjeshtë me mollë

Torta me mollë është një nga ato tortat që nuk mund ti rezistosh dot. Kjo është një recetë shumë e shpejtë dhe e thjeshtë dhe në pak kohë do të kënaqeni me shijen e kësaj ëmbëlsire.

Tortë e thjeshtë me mollë

Përbërësit

  • 3 kokrra mollë
  • 5 vezë
  • 400 g miell
  • 300 g sheqer
  • 150 ml vaj kikiriku
  • 200 ml qumësht
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • 1 lugë sheqer ngjyrë kafeje
  • pak lëng limoni
  • pak sheqer pluhur

Përgatitja

  • Si fillim qërojmë mollët dhe i ndajmë në feta të vogla.
  • (Nëse keni një robot elektrik mund ti hidhni të gjithë përbërësit në të me radhë në të dhe e përzieni për disa minuta derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë.)
  • Marrim një enë qelqi ku hedhim fillimisht vezët me sheqerin dhe i rrahim mirë me rrahësin elektrik ose me rrahëse vezësh. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin e situr mirë e të përzier me majanë. Njëkohësisht me miellin shtojmë edhe vajin duke e alternuar. E trazojmë ngadalë dhe shtojmë pak nga pak qumështin. Nëse e shohim që masa është shumë e thatë mund të shtojmë pak qumësht më tepër dhe anasjelltas, nëse shohim që masa është e shumë qullët shtojmë pak miell. Përziejmë përbërësit mirë derisa të arrijmë një masë homogjene.
  • Marrim formën dhe e lyejmë me pak gjalpë e miell që të mos ngjit dhe hedhim në të masën e përgatitur.
  • Sipër i shtojmë fetat e mollës të cilat në fund i spërkatim me pak sheqer ngjyrë kafeje.
  • Vendosim tavën në furrë dhe e lemë të piqet përreth 30-40 minuta.
  • Heqim tortën nga furra dhe e lemë të ftohet më pas e vendosim në një pjatancë dhe e spërkasin me sheqer pluhur.
  • Presin ëmbëlsirën në copa dhe e shërbejmë në pjata e mund ta shoqërojmë edhe me pak pana të rrahur.

Notes

Përgatitja e tortës me Mollë

Ju bëftë mirë!

torte me molle-receta gatimi per embelsira te thjeshta

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Strudel me mollë

Strudel me mollë është një ëmbëlsirë tipike e zonës së Trentino në Itali. Kjo ëmbëlsirë konsiston në një role brumi i mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Recetë e shijshme, e ëmbël, me kosto të lirë dhe e shpejtë për tu përgatitur.