Shishqebap me mish derri e perime

Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, ( këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.

Shishqebap me mish derri e perime

Përbërësit

  • Për 4-5 persona

  • 500 gr mish derri
  • 2 speca të kuq
  • 2-3 kunguj
  • 2-3 salçiçe derri të freskëta
  • dega rozmarine
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri
  • pak rigon
  • 1 gjethe dafine

Përgatitja

  • Si fillim presim mishin e derrit në copa të vogla kubike. I vendosim në enë qelqi dhe i hedhim pak vaj ulliri, pak piper dhe gjethen e dafinës. I përziejmë mirë në mënyrë që gjithë mishi të marrë vajin dhe mbulojmë me qese. E lemë të marinohet përreth 1 orë.
  • Marrim perimet dhe i lajmë. Presim kungujt në feta pak të trasha, presim gjithashtu edhe speckat në copa. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me salsiçen.
  • Fillojmë e përgatisim shishqebapin. Shkojmë në fillim mishin në shufrat e drurit ose ato metalike. pastaj vazhdojmë me një degëz rozmarine, një copë kungulli, një copë salsiçe, një copë spec e kështu me radhë duke i alternuar të gjithë përbërësit.
  • Pasi i kemi përfunduar të gjithë përbërësit, i hedhim shishqebapit sipër pak kripë e pak rigon. Vendosim shishqebapin të piqet në skarë të nxehtë ose në prush.

Notes

Përgatitja e Shishqebapit

E servirim të nxehtë shishqebapin të shoqëruar me sallata të ndryshme të stinës.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me bizele

Receta e qofteve me bizele na vjen nga nje lexuese e rregullt e faqes tone, Silvana të cilën e falenderojmë shumë. Këto qofte janë te shpejta e të mira. Këtë pjatë mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme.

Super Qofte e mbushur

Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.