Receta per supa
Komente nga Fb - Shkruaj një koment

Supa tradicionale vietnameze PHO BO

Përgatitja: 30 Mins - Pjekja: 6 H - Sasia: 4 Persona

Mbase është një nga supat që kërkon shumë kohë përgatitje dhe pak mundim por ja vlen ta provoni. Shija e kësaj supe vietnameze është e pa zëvendësueshme.

Përbërësit për Supa tradicionale vietnameze PHO BO


  • 6 l ujë

  • 500 gr mish viçi

  • 1 lugë gjelle kripë

  • 1 lugë çaji sheqer

  • 200 gr makarona orizi

  • 3 copa xhenxhefil

  • 2 qepë mesatare

  • 3 kardamom

  • 3 yll anise

  • 2 dega kanelle

Përgatitja

Në një tenxhere të madhe hedhim gjysmën e ujit dhe vendosim mishin e viçit dhe i lejmë të ziejë për 10 minuta.

Më pas e derdhim ujin dhe shtojmë ujë të ri në të cilin vendosim prapë mishin me një qepë, 1 lugë gjelle kripë dhe 1 lugë çaji sheqer dhe e lejmë të ziej për 3 orë në zjarr mesatar.

pho-bo-recipe-receta-supe-gatimi-shqip

Nëse uji është reduktuar shumë, shtojmë pak ujë tjetër.
Në një tigan, vendosim xhenxhefilin, 1 qepë të ndarë në gjysmë, kardamom, yll anise dhe pak kanelle dhe i lejmë të skuqen. Pastaj këto bimë, xhenxhefilin dhe qepë i vendosim në supë dhe i lejmë të ziej edhe për 3 orë të tjera (nëse uji është reduktuar në masë të madhe, shtojmë ujë tjetër).

Me pas kullojmë supën dhe mishin e lejmë mënjanë dhe erëzat me qepët dhe xhenxhefilin i hedhim.

Marrim një enë në të cilin vendosim makarona petashuqe orizi të cilat i kemi zier më parë në ujë të bollshëm me kripë. Sipër shtojmë copat mishit të viçit të prera hollë dhe e hedhim lëngun e supës. Shtojmë gjithashtu koriandër të copëtuar hollë, qepë të njomë dhe qepë të kuqe të copëtuar imët.
Me një pjatë vendosen copa limoni dhe speca djegës të prera hollë dhe xhenxhefil të grirë (shtohen në supë sipas dëshirës). Kripa dhe piper shtohen sipas shijes.

Tradicionalisht supes Pho Bo i shtohen disa fije lakër mung dhe salcë peshku që zëvendëson kripën.

Ju bëftë mirë

Shkruani komentin tuaj - Komente