Biskota me mjaltë

Biskota me mjaltë janë ideale për mëngjesin të shoqëruara me një gotë qumësht. Këto biskota mund ti përgatisim më parë dhe i ruajmë në një vazo qelqi. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe shumë të shijshme.

Biskota me mjaltë janë ideale për mëngjesin të shoqëruara me një gotë qumësht. Këto biskota mund ti përgatisim më parë dhe i ruajmë në një vazo qelqi. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe shumë të shijshme.

Biskota me mjaltë

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: biskota
Sasia: 6 persona
Kalori: 122kcal

Video

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 80 ml kos i bardhe
  • 100 gr mjaltë
  • 2 kokrra veze
  • 80 gr gjalpë i shkrirë
  • 1 pako maja pluhur për ëmbëlsira

Për lyerje

  • 1 të verdhe veze

Përgatitja

  • Për të përgatitur biskota me mjaltë, si fillim në një ene, përziejmë miellin se bashku me majanë pluhur. Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë së bashku me dy vezët.
  • I përziere se bashku në brendësi të enës derisa të arrijmë një masë homogjene. Më pas brumin e mbështjellim me qeske kuzhine dhe e leme te pushoi për 30 minuta.
  • Pasi brumi ka pushuar, e ndajmë ne dy pjese dhe gjysmën e mbështjellim përsëri me qeske dhe me okllahi (pec) e hapim ne petë me trashësi rreth 5 milimetra.
  • Me ndihmën e formave e presim brumin dhe e vendosim ne tave, ku kemi shtruar letër kuzhine.
  • Pasi kemi prerë të gjitha biskotat, dhe i kemi shtruar në tave, rrahim një të verdhë veze dhe me ndihmën e një furçe kuzhine i lyejmë me kujdes në sipërfaqe.
  • Biskotat me mjaltë i pjekim ne furë të nxehur me parë në temperaturën 180°C për 20 minuta.
  • Biskota me mjaltë janë gati për tu shërbyer, ideale të shoqëruara me një gotë qumësht.

Receta për biskota me shije limoni

Ju bëftë mirë!

biskota mjalte receta gatimi artigatimit embelsira
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

French Macarons – Receta Baze

French Macaron janë ëmbëlsira të vogla me origjinë franceze. Këto ëmbëlsira përgatiten me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Ajo që i bën të veçanta është se mund të kenë ngjyra të shumëllojshme si dhe shije të ndryshme.

Torte kompjuter me çokollate

Tortën kompjuter ua dedikojmë të gjithë lexuesve të faqes tonë, sepse është kompjuteri ai që na bashkon e na ndihmon 'të shijojmë' receta të shijshme. U mbush një vit që jemi së bashku në këtë faqe me receta gatimi e këshilla të ndryshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak me recetat tona.

Video Receta për Kadaif

Në vijim keni mundësi të ndiqni me video përgatitjen për Kadaif. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë pak më të veçantë, duke i bërë rolè copat. Kjo mënyrë përgatitje ka një paraqitje më interesante si dhe mbushja qëndron në brendësi dhe pas sherbetosjes.