Garnitura, Gatime Peshk
Komente nga Fb - Shkruaj një koment

Sallate ë ftohtë me karkaleca e avokado

Përgatitja: 10 Mins - Pjekja: 5 Mins - Sasia: 2 Persona

Sallatë e ftohtë shumë e shpejte në përgatitje, e freskët në shije dhe e shëndetshme. Të gjithë përbërësit ndërthuren mjaft mire në shije dhe ngjyra duke dhuruar një pjatë fantastike.

Përbërësit për Sallate ë ftohtë me karkaleca e avokado


  • 2 avokado

  • 300 gr karkaleca te qëruar

  • 300 gr domate qershi

  • 100 gr misër i zier

  • 1/2 qepe e kuqe

  • pak borzilok

  • pak majdanoz

  • pak kripë e piper

  • gjysmë limoni (lëngu)

  • 1 luge majonezë (me dëshire)

Përgatitja e sallatës

Në tigan ngrohim pak vaj ulliri. Hedhim karkalecat e qëruar dhe i skuqim për rreth 2 min në zjarr të fortë. Pasi të jenë kavërdisur lëmë të ftohen.
Ndërkohe presim qepen në kubike shumë të vegjël, domatet, avokadot dhe erëzat e freskëta.

I vendosim në një enë dhe i përziejmë të gjitha se bashku me misrin, lëngun e limonit dhe erëzat. Shtojmë sallatës karkalecat e ftohte dhe i përziejmë përsëri.

E lemë për 10 minuta të pushojë dhe e shërbejmë sallatën e ftohtë nëpër pjata.

Ju bëftë mirë!

sallate ftohte karkaleca fruta deti receta gatimi shqip

Shkruani komentin tuaj - Komente