Reçel mollë dhe dardhë

Reçeli i mollës me dardhe është një shoqërim ideal i pjatancave me djathëra të ndryshëm. Kombinimi me xhinxher sjell një shije origjinale dhe ndjenje freskie. Frutat është mirë të jene të stinës që të kenë më shumë lëng.

Reçeli i mollës me dardhe është një shoqërim ideal i pjatancave me djathëra të ndryshëm. Kombinimi me xhinxher sjell një shije origjinale dhe ndjenje freskie. Frutat është mirë të jene të stinës që të kenë më shumë lëng.

Reçel mollë dhe dardhë

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 2 vazo

Përbërësit

  • 1 kg dardha
  • 1/2 kg mollë
  • 350 gr sheqer panxhari ose i pa-rafinuar
  • 1/2 limoni
  • 50 gr xhinxher i freskët
  • 1 shkop kanelle
  • 1 shkop vanilje
  • disa fara karaifili
  • 2 cope yje anise

Përgatitja

  • Qërojmë frutat dhe i presim në kubike të vegjël,(u hedhim lëng limoni që të mos nxihen), i trazojmë në një enë qelqi të madhe me sasinë e sheqerit të dëshiruar që mund të ndryshojë në varësi të ëmbëlsisë së frutave.
  • Rekomandohet të përdoret sheqer panxhari ose i pa-rafinuar.
  • Në enën me fruta hedhim dhe xhinxherin e prere në copa shumë të vogla, kanellën shkop, disa karafila, 2 yje anise. I Përziejmë mire, e mbulojmë enën dhe e lemë në vend të freskët nga 6 deri në 10 orë.
  • Pasi ka kaluar koha e mjaftueshme, të gjithë përbërjen e hedhim në një tenxhere, shtojmë dhe shkopin e vaniljes te cilin e kemi prerë horizontalisht dhe kemi nxjerre me majën e thikës kokrrizat.
  • Enën e vendosim në zjarr të shpejtë dhe e trazojmë vazhdimisht për 10 – 15 min. Pasi ka zier e hedhim reçelin mollë dhe dardhë në vazo.

Ju bëftë mirë!

recel-mollë-dardhë-embelsira-artigatimit-shqip

Receta të tjera reçeli:

Recel Fiku
Recel Qershie
Recel Portokalli

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e çokollatë është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç'të bëni me to kjo është një recetë ideale.