Petulla të shpejta

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë.

Receta perfekte për të gatuar petulla të shpejta dhe të fryra. Këto petulla mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.

Petulla të shpejta dhe të fryra

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Course: Breakfast, Dessert, Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 150kcal

Video

Përbërësit

  • 200 gr miell
  • 300 ml ujë i ngrohtë
  • 2 kokra veze
  • vaj për skuqje
  • pak kripe

Përgatitja

  • Për të pëgatitur petulla të shpejta dhe të fryra fillojmë duke situr mjellin në një enë qelqi. Ky proces është i rëndësishëm pasi eviton krijimin e kokrrizave tek brumi i petullave. Hedhim kripen dhe e përziejmë pak. Me pas, hedhim dhe dy vezët dhe i trazojmë me kujdes.
  • Ne hapim tjetër hedhim ujin, i cili duhet te jete i vakët. E trazojmë mire brumin e petullave e krijuar derisa te arrijme një mase te njëtrajtshme e pa kokrriza.
  • Vendosim ne zjarr tiganin ku kemi hedhur vaj për skuqje. Pasi është nxehur, hedhim me kujdes me lugë pjese nga masa e brumit të petullave.
  • Mund te jete e nevojshme ti kthejmë petullat. Pasi janë skuqur nga të dyja anët, i heqim nga zjarri.
  • Petullat e shpejta janë gati. Shtojmë mjaltë sipas dëshirës dhe pak kanelle pluhur.

Ju bëftë mirë!

petulla-shqip-receta-gatimi-kuzhina-shqiptare-video

Lexoni edhe petulla me banane apo dhe petulla me kos

petulla thjeshta gatime-shqip-artigatimit-receta-gatimi

15 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.