Harapash me të brendshme qengji

Harapash është një pjate karakteristike e Labërisë. Nëse shkon në zonën e Llogarasë nuk duhet të largoheni pa e provuar këtë pjatë fantastike sepse është me të vërtetë një gatim shumë i shijshëm.

Harapash është një pjate karakteristike e Labërisë.

Harapash me të brendshme qengji

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 200 gr të brendshme qengji
  • 600 ml ujë
  • 60 gr miell misri
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 luge kafeje kripë
  • 3 copa djathë i bardhë

Përgatitja

  • Skuqim të brendshmet e qengjit me pak vaj ulliri dhe gjalpë, shtojmë ujë dhe e lëmë të ziejnë për 10 minuta.
  • Më pas hedhim miellin ngadalë duke e trazuar që të mos bëhet kokrriza. Kështu vazhdojmë për 5 – 6 minuta. Duhet të kemi kujdes kur e trazojmë gjatë zierjes që të mos digjemi.
  • Harapashi është gati kur masa të shkëputet nga anët e enës. E hedhim nëpër pjata dhe e shërbejmë me djathë të bardhë sipër dhe gjalpë të shkrirë.

Ju bëftë mirë!

harapash receta gatimi shqip-artigatimit
1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla të shpejta

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë. Mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.