Kek me karrota

Kek me karrota është një ëmbëlsire shumë delikate, e thjeshte për tu përgatitur dhe ideale për të filluar një ditë plot energji.

Kek me karrota është një ëmbëlsire shumë delikate, e thjeshte për tu përgatitur dhe ideale për të filluar një ditë plot energji.

Kek me karrota

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persone
Kalori: 120kcal

Video

Përbërësit

  • 400 gr karota
  • 300 gr sheqer
  • 4 kokrra vezë
  • 300 gr bajame te grira
  • 200 gr miell
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • pak sheqer pluhur
  • lekure limoni e grire

Përgatitja

  • Fillojmë duke përzier sheqerin dhe miellin e bajameve në grirës elektrik. Masën e leme mënjanë.
  • Qërojmë e lajmë karrotat. Ne grirësin elektrik hedhim karrotat dhe vezët e plota. Shtojmë dhe lëkuren e limonit.
  • Pas disa minutash ne mikser, masën e përziejmë më përbërjen që kemi lënë mënjanë. Bashkojmë majanë për ëmbëlsira me miellin dhe i sitim sipër enës se qelqit.
  • I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe masën e përgatitur e hedhim në një tavë të lyer më parë me pak gjalpë e miell.
  • Pjekim tortën në furrë të nxehtë 180°C përreth 30-35 minuta.
  • Më pas e nxjerrim, e lemë të ftohet dhe kur e shërbejmë i hedhim sheqer pluhur sipër.

Receta për kek me portokall është një alternativë tjetër e shijshme për tu provuar!

Ju bëftë mire!

kek-karrota-video-shqip--receta-embelsira
0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate.

Mini Croissant me çokollatë

Këto mini croissant janë zgjidhja më ë shpejtë kur duam diçka të ëmbël. Të përgatitur më brumin sfoglia, recetë e ngjashme me brioche me nutella. Për këtë recetë mund të përdoret edhe brumi sfogliat i gatshëm nëse nuk e keni përgatitur më parë, recetën e gjeni tek kategoria recetat bazë.

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.