Role pule e mbushur me arra

Role pule është pjatë shumë e shijshme falë mbushjes se mishit me erëza dhe arra. Provojeni këtë recete gatimi në raste festa ose në shoqërinë e miqve.

Role pule është pjatë shumë e shijshme falë mbushjes se mishit me erëza dhe arra. Provojeni këtë recete gatimi në raste festa ose në shoqërinë e miqve.

Role pule e mbushur me arra

Prep Time35 minutes
Cook Time25 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 290kcal

Video

Përbërësit

  • 4 feta kraharor pule
  • 4 feta proshutë e pjekur
  • 50 gr galetë buke e grirë
  • 1 presh i grirë pjesa e bardhë
  • 1 qepe e grirë
  • 100 gr arra
  • 1/2 gotë verë e bardhë ose 1/2 gotë ujë
  • pak majdanoz i grirë
  • pak kripe
  • pak piper
  • 15 ml vaj ulliri

Përgatitja

  • Në fillim përgatisim mbushjen për rolet e pulës. Qepet së bashku me preshin e grire i kaverdisim në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë arrat e grira, i shuajmë me gjysme gote verë të bardhë. Në fund shtojmë majdanozin e grire, piper dhe pak kripë.
  • Fillojmë të përgatisim pulën role duke hapur fetat e mishit dhe sipër shtojmë një fetë proshute. Hedhim një lugë nga mbushja e përgatitur dhe e rrotullojmë me kujdes për të krijuar një role.
  • Më pas e kalojmë sipër galetës dhe role e pulës është gati.
  • Rolet e përgatitura i skuqim në një tigan me vaj ulliri duke mbajtur zjarrin të ngadaltë.
  • Receta role pule e mbushur me arra është gati, mund të shoqërohet me perimet e stinës e me një gotë verë të bardhë.

Receta për pule me oriz është një tjetër alternativë për tu provuar!

Ju bëftë mirë

pule-role-mbushur-receta-gatimi
1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kofshë gjel deti me kërpudha

Kjo recetë është një recetë e veçantë dhe shumë e mirë. Zakonisht kjo kofshë gatuhet në furrë me erëza të ndryshme dhe e shoqëruar me patate furre. Ky variant që ne sjellim është i thjeshtë për tu gatuar. Ne i kemi pjekur në tenxhere presioni për të përgjysmuar kohën, por nëse ju nuk keni në dispozicion një të tillë, mund ti piqni në një tenxhere të thjeshtë.