Antipastë në forme lule me petë sfoliat

Kjo recetë është një antipastë e shpejtë dhe e shijshme me pete sfoglia. Mund ta shërbejmë të ftohtë për një aperitiv ose për një fillim darke ose dreke.

Mund ta shërbejmë të ftohtë për një aperitiv ose për një fillim darke ose dreke. Mjafton 3-4 përbërës dhe në pak kohë do të gatuani një pjatë të shijshme për miqtë tuaj.

Antipastë në forme lule me petë sfoliat

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Italian
Keyword: antipaste
Sasia: 5 persona

Përbërësit

  • 1 copë petë sfoliat katrore
  • 300 gr proshutë e pjekur
  • 100 gr fistikë
  • 200 gr djathë në feta
  • 1 filxhan qumësht ose të verdhë veze për lyerje sipër

Përgatitja

  • Marrim petën sfogliat dhe e hapim në tavolinën e punës dhe presim ne shirita me gjerësi rreth 5-6 cm.
  • Sipër çdo shiriti të prerë vendosim copë djathi dhe proshute, (duhet të kemi kujdes që të mbulojmë të gjithë petën). Sipër i hedhim fistikë të grirë. Mbyllim petën në formë role dhe krijojmë me të një lloj luleje si gonxhe trëndafili.
  • Me anë të një furçe i lyejmë sipër me pak të verdhë veze të rrahur.
  • I vendosim lulet në një tepsi dhe i pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth 20 minuta.
  • Më pas i nxjerrim nga furra, i lemë të ftohen pak dhe i shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

Receta të tjera me petë sfolia: Mille Foglie

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.

Antipastë me bukë të thekur me salca

Kjo antipastë është me të vërtetë shumë e shijshme. Kemi feta buke të thekura me salcë sipër. Salca ngjyrë kafe është një salcë tipike e Toskanës (Itali) që përgatitet me mëlçi pule. Eshtë me të vërtetë një salcë e zgjedhur. Salca me ngjyrë të kuqe është me bazë specka të kuq. KJo është një antipastë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Salcat mund ti përgatisim një ditë më parë dhe i përdorim kur të na nevojiten. Jam e sigurt që të gjithë do të mbeten të kënaqur nga kjo antipastë e thjeshtë dhe e shijshme.

Sallatë ruse

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. është një pjatë shumë e shijshme, me bazë perime të ziera të përziera me majonezë. Ekzistojnë shumë variante të kësaj pjate, ne po japim versionin më të thjeshtë