Embëlsira
Komente nga Fb - Shkruaj një koment

Mousse me Mjeder – Raspberries

Përgatitja: 15 - Sasia: 4 Persona

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.

Përbërësit për Mousse me Mjeder – Raspberries


  • 300 gr mjedër

  • 30 ml pana e freskët

  • 30 gr sheqer i bardhe

  • 5 gr xhelatin

Përgatitja

Xhelatina që jemi duke përdor ka nevojshme të zhytet në një enë me ujë të ftohtë përpara përdorimit dhe që aty jemi duke e nisur recetën.
Më pas në një robot kuzhine hedhim të gjithë sasinë e mjedrës dhe me shpejtësi mesatare i grijmë për rreth 5 minuta. I lëmë të pushojnë pak dhe me pas shtojmë xhelatinën e zbutur.

arti-gatimit-receta-gatimi-shqip-fruta-mjeter-mousse-falas-dieta

Në një enë tjetër rrahim panën e freskët. Me pas shtojmë sheqerin dhe e përziejmë mire. Ne fund hedhim dhe përbërjen me mjedër dhe trazojmë me kujdes. Pasi të kemi arritur një përbërje homogjene, hedhim masën nëpër gota. I lëmë të pushojnë në frigorifer për disa orë.

Kur ti shërbejmë, shtojmë fruta të freskëta sipër dhe disa kokrra mjedër.

Ju bëftë mirë!

photo credit: Miriam | CC license

Shkruani komentin tuaj - Komente