Pandispanja

Video Receta e Pandispanjës

Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me krem me lloj lloj shije në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.

Video Receta e Pandispanjës

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

  • 75 gr miell
  • 75 gr niseshte patate
  • 150 gr sheqer
  • 6 kokrra vezë
  • pak kripë
  • pak pluhur vanilje

Përgatitja

  • Marrim një enë qelqi ku hedhim vezët me sheqerin e pak kripe. I rrahim fort me rrahësin elektrik, përreth 15 minuta derisa të arrijmë një masë të fryrë në ngjyrë rë verdhë të hapur.
  • Në një enë tjetër përziejmë miellin me niseshtenë dhe vaniljen dhe e hedhim me një sitë mbi vezët. I trazojmë mirë me ngadalë.
  • Marrim një tavë të rrumbullakët, me diametër 24 cm, e lyejmë me gjalp e pak miell e mbi të hedhim masën e përgatitur. E vëmë tavën në furrë të nxehur paraprakisht, 180°C për 35-40 minuta.

Lexo gjithashtu receten për pandispanjë e sherbetosur.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
7 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petë me nutela e banane

Ju ndodh që ndonjëherë ju shkon mendja për ëmbëlsirë dhe nuk dini se ç'të hani për momentin? Kjo recetë është një recetë e shpejtë. Mjafton një petë, pak nutela dhe një banane dhe do të keni një ëmbëlsirë që do të kënaqë shijet tuaja.

Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate.

Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, x dhe x. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.