Rolè me luleshtrydhe e çokollatë

Luleshtrydhe e çokollatë janë një binom perfekt. Kjo role është e shpejtë dhe ka një aspekt fantastik.

Rolè me luleshtrydhe e çokollatë

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për pandispanjën

  • 4 vezë
  • 120 gr sheqer
  • 70 gr miell
  • pak vanilje
  • 1 lugë kafeje maja për ëmbëlsira
  • Përbërësit për mbushjen

  • 200 gr çokollatë të zezë
  • pak qumësht
  • 300 gr luleshtrydhe

Përgatitja

  • Si fillim ndizni furrën në 180°C.
  • Në një enë të madhe filloni të rrihni vezët me sheqerin dhe 3 lugë ujë të nxehtë. Më pas shtoni miellin të përzier me vaniljen dhe majanë. Vazhdoni ta trazoni mirë me një lugë druri.
  • Masën e përgatitur e hidhni në një tepsi drejtëkëndëshe të mbuluar me letër furri. Pandispanjën e pjekim përreth 20 minuta. Sapo ta hiqni nga furri vendoseni me kujdes mbi një tjetër letër furri dhe mbështilleni në formë roleje. Lëreni të ftohet. Ndërkohë që ftohet roleja përgatisni mbushjen. Shkrini çokollatën me pak qumësht në një enë në banjo maria. Lani luleshtrydhet dhe i prisni në copa.
  • Merrni pandispanjën që e keni bërë në formë roleje dhe e hapni përsëri e filloni mbushjen. Hidhni sipër çokollatën e shkrirë dhe mbi të luleshtrydhet. Mbylleni përsëri rolenë me kujdes dhe e lini në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbeni. Më pas priteni në copa dhe mund ta shoqëroni edhe me pana.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
9 comments
    1. Mirdita miq !Role me luleshtrydhe ,fantastike !Jeni te mrekullushem ,e lehte per t’u pergatitur Faleminderit ! Po na kenaqni me recetat tuaja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoje për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.

Tullumba

Tullumbat janë një ëmbëlsirë mjaft e njohur në vendin tonë. Brumi i tullumbave siç është ai i pastës shu është një brum i zier.

Pufka (Meringa)

Meringat ose pufkat siç i njohim ne janë ëmbëlsira si shkumë të përgatitura me të bardhën e vezës. Për herë të parë këto ëmbëlsira i përgatiti një pastiçier zvicerian nga provinca e Meiringen, nga i cili vjen edhe emri i tyre (meringa).