Tortë e kripur me lule kungulli

Kjo tortë e kripur është ideale për një aperitiv ose si antipastë për të hapur vaktin. është një pjatë e bukur në pamje dhe e shijshme në të ngrënë. Mund të jetë fare mirë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët.

Tortë e kripur me lule kungulli

Sasia: 0

Përbërësit

Përgatitja

  • Pasi ti keni larë mirë kungujt, me anë të një rendeje i grini në feta të holla. Vendosini të kullojnë në një kullojëse. Më pas hidhini kungujt e grirë në një enë qelqi, shtoni në të gjizën, vezën, djathin e grirë, kripë e piper.
  • Trazojini mirë të gjithë përbërësit. Këtë përbërje hidheni sipër petës së përgatitur. Vendosni mbi të edhe lulet e kungullit duke e zbukuruar mirë pjesën e sipërme. Grini mbi to pak djathë parmixhan.
  • Tavën e përgatitur vendoseni në furrë të nxehtë 220°C e piqeni përreth 30 minuta. Më pas lëreni tavën të ftohet, prijeni në copa e shërbejeni në pjata.

Notes





Ju bëftë mirë


0 Shares
3 comments
  1. me falni po aty ku dua te shoh (peten speciale ) nuk me hapet gje .Si mundem ta mar vesh si behet kjo pete

  2. me falni po aty ku dua te shoh (peten speciale ) nuk me hapet gje .Si mundem ta mar vesh si behet kjo pete
    flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm

Kunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz dhe gorgonzola

Kungujt kanë vitaminë A dhe C dhe kanë pak kalori, rreth 95% e tyre është ujë. Ekzistojnë disa lloje kungujsh. Për këtë recetë kemi zgjedhur kungujt e rrumbullakët pasi janë më të përshtatshëm për mbushje. Mund ti mbushim në mënyra të ndryshme. Ne po japim një variant me oriz dhe djathë gorgonzola. Ky lloj djathi është tipik i Italisë (zona e Lombardisë dhe Piemonte). Gorgonzola është një djath i butë, kremoz që prodhohet me qumësht lope. Ka një shije të veçantë dhe të fortë. Në këtë recetë ky djath bashkohet me orizin që i jep një shije të veçantë.

Rrepa turshi

Rrepat turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.