Category Archives: Receta për Festa

Receta Speciale per Festa te ndryshme!

Vezë të kuqe për Pashkë

veze-te-kuqe-receta-per-festa-pashke-ortodokse-kulac-1

Vezët e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe për Pashkë janë një traditë e hershme.
Veza që në kohët antike ka simbolizuar jetën dhe Krishtin e Ringjallur. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e dielë ose në ditët në vazhdim.

Vazhdo Leximin

Kadaif

receta-kadaif-embelsira-shqiptare-recipe-turkish-food-festa-viti-ri-2

Kadaifi së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.

Vazhdo Leximin

Përshesh misri me lëng mishi

pershesh-receta-tradicionale-new-year-recept-ricette-capodanno-cappone

Përsheshi është një pjatë e përgatitur me lëngun e mishit të gjelit të detit. Sipas krahinave kjo pjatë përgatitet në mënyra të ndryshme. Në zonën e Myzeqesë përdoret përsheshi me bukë misri, i cili në përgatitjen e tij do patjetër në të preshin. Në zonën e Mallakatrës përgatitet përsheshi me kulaç gruri, i cili bëhet me qepë, (recetën e të cilit do ta postojmë më vonë).

Vazhdo Leximin

Gjel deti i pjekur

gjel-deti-kaposh_deti-viti-ri-receta-tradicionale-ricette-feste-recept-mish-pershesh-1

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.

Vazhdo Leximin
Shfleto12